Flash

Berisha: Rama nuk do sillet me Butrintin si të ishte plaçkë e baballarëve të tij

Lapsi.al 23 May 2022
Berisha: Rama nuk do sillet me Butrintin si të ishte plaçkë e

Ish-kryeministri Sali Berisha ka takuar jashtë ambienteve të Kuvendit përfaqësuesit e Shoqërisë Civile dhe ambientalistin Sazan Guri, të cilët kërkuan shtyrjen e miratimit të projektligjit për Butrintin. Sali Berisha i garantoi se do të ngrejë zërin për sa i përket kësaj çështjeje dhe nuk do të lejojë kryeministrin Rama që të sillet me këtë pasuri të shqiptarëve si të dojë.

"E garantoj Edi Ramën se nuk do mundet të sillet me Butrintin sikur te ishte plaçkë e baballarëve të tij. ajo është pronë e shqiptarëve, një nga pasuritë më të çmuara. Ata që kanë parashikuar shpërbërjen e parkut dhe kanë përdorur një plan menaxhimi për këtë qëllim ata kanë parashtruar programin e një akti korruptiv të pashembullt. Unë do përdor të gjithë zërin tim kundër këtij projekti që është ndër projektet më korruptive në Shqipëri dhe Evropë, shkatërrimtar për një pasuri përrallore të kombit shqiptar", u shpreh Berisha.

Ambientalisti Sazan Guri i kërkoi mbështetje Berishës për të mos e lejuar ligjin të kalojë.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të hënë

Qarkullimi i masave ajrore nga Jugu i Europës do të diktojë kushtet e motit në vendin tonë duke sjellë mot të kthjellët dhe të nxehtë. Parashikohet që orët e pa...

07:49

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI