Flash

Transportonte emigrantë me “Range Rover”, arrestohet 32-vjeçari në Fushë-Krujë

Lapsi.al 21 May 2022
Transportonte emigrantë me “Range Rover”, arrestohet

Policia e Fushë-Krujës ka arrestuar një 32-vjeçar, pasi është kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm. Në pranga është vënë L. H., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Në automjetin që po drejtonte ky shtetas ishin pasagjerë 6 emigrantë të paligjshëm, të cilët 32-vjeçari po i ndihmonte, kundrejt fitimit, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, me destinacion final një nga vendet e BE-së.

"Finalizohet operacioni policor i koduar “Luzi”.

Goditet një rast i dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Transportonte 6 emigrantë të paligjshëm, arrestohet në flagrancë 32-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas po transportonte emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Luzi”.

Si rezultat i këtij operacioni, në fshatin Luz, Fushë Krujë, u bë e mundur kapja dhe arestimi në flagrancë i shtetasit L. H., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Në automjetin që po drejtonte ky shtetas ishin pasagjerë 6 emigrantë të paligjshëm, të cilët 32-vjeçari po i ndihmonte, kundrejt fitimit, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, me destinacion final një nga vendet e BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Të këshilluara

Gjenden eshtra njeriu në Lushnje

Eshtra njeriu janë konstatuar në Lushnje. Burime nga policia bëjnë me dije se A. H., 55 vjeç, duke punuar në tokat e tij, në fshatin Ardenicë ka gjetur pjesë ko...

09:37

Arrestohen 9 persona në Fier

Nëntë persona janë arrestuar gjatë orëve të fundit në Fier. Burime nga policia bëjnë me dije se të arrestuarit akuzohen për vepra të ndryshme penale, ndërsa dy ...

09:25

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI