Flash

Rama duke bërë pazar/ Truk marketingu apo përpjekje për të kuptuar krizën?

Lapsi.al 21 May 2022
Rama duke bërë pazar/ Truk marketingu apo përpjekje për

Fiks në orën kur mijëra qytetarë të shqetësuar për rritjen e çmimeve, dolën në protestë para kryeministrisë në datën 9 Mars, në ERTV po transmetohej muzikë popullore shqiptare nga Dubai.

Kryeministri Rama ishte atje për një panair dhe me vete kishte marrë ansamblin e këngëve dhe valleve popullore. Xhepat ende nuk i kishin dhënë sinjal se çmimet e ushqimeve ishin rritur nga lufta Ukrainë.

Por në dyqane produktet kishin ditë që ishin shtrenjtuar. Nafta, në anën tjetër kërceu në shifra rekord brenda natës.

LEXO: Në Tiranë protestohet për naftën, Rama shijon koncertin në Dubai (VIDEO)

Presioni ekonomik ende vazhdon. Kohët e fundit, Rama ka pozuar për foto duke bërë pazaret e shtëpisë. Herë para një tezge me domate dhe herë me një trastë në dorë, ai duket se po tenton të kuptojë më shumë nga jeta dhe hallet e përditshme e shqiptarëve. Apo janë të gjitha një truk?

Në fakt, qeveria është “pasuruar” nga lufta në Ukrainë. Nga tatimet, doganat, TVSH dhe taksat e tjera u shtuan paratë e buxhetit.

Vetëm në 4 muajt e parë të këtij viti, nga Janari deri në Prill qeveria fitoi 284 milion euro më shumë se viti i kaluar.

Por si po i shpërndan këto para?

Me t’u kthyer nga Dubai, Rama bëri gati “Paketën e Rezistencës”. Rreth 60 milion euro u shpërndanë për pensionistët, të cilët morën 30 mijë lekë të vjetra për tre muaj.

Rreth 12 milion euro të tjera ishin mbështetje për fermerët dhe 5 milion euro për të mos ndryshuar çmimin e biletës.

Gjithsej rreth 80 milion euro ndihmë për më të varfërit.

Por lufta në Ukrainë pati efekte edhe tek xhepat e më të pasurve. Për shembull, ndërtuesit e mëdhenj që kishin fituar tendera nga shteti para luftës, vunë re se paratë nuk iu mjaftonin më. Çmimet e materialeve të ndërtimit u rritën, sepse Ukriana ishte një nga prodhuesit kryesorë.

Qeveria mori vendim që të shtojë me 30% paratë e fituara në tenderat publikë nga kompanitë e ndërtimit.

“Autoritetet kontraktuese do të marrin në analizë, çmimet e çimentos, hekurit, bitumit, bakrin etje.. që janë shtrenjtuar, do analizojmë çmimet dhe faturat duhet të njihet 30% rritja e çmimeve. Fondi i kompensimit do të përcaktohet në varësi të kërkesave", - tha Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj.

Euronews Albania llogariti se shifra e kompensimit të kompanive të ndërtimit arrin rreth 80 milion euro.

Të njëjtin fond që shpërndau për më të varfërit, qeveria po e çon edhe për më të pasurit. Mund të ishte më keq.

Gjithsesi mbetet në pikëpyetje nëse Paketa e Rezistencës do të zgjatet përtej 3 muajve të premtuar për pensionistët. Apo ndihma për ta do të ndërpritet në qershor.

Rama nuk e ka përmendur më që nga marsi. Atëherë i pyeste pensionistët që takonte rastësisht, nëse e kishin marrë apo jo 30 mijë lekshin. Kohët e fundit nuk e përmend më.

Nëse bën pazar vërtet në dyqanet pranë kryeministrisë, siç shfaqet nëpër foto, duhet ta dijë se çmimet e ushqimeve mbeten ende të larta. Pensionistët janë edhe ata të shqetësuar si ndërtuesit për xhepat e tyre./Lapsi.al

Edi Rama fotografohet duke blerë domate në supermarket

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI