Flash

Arrestohen 9 persona në Fier

Lapsi.al 21 May 2022
Arrestohen 9 persona në Fier

Nëntë persona janë arrestuar gjatë orëve të fundit në Fier. Burime nga policia bëjnë me dije se të arrestuarit akuzohen për vepra të ndryshme penale, ndërsa dy prej tyre ishin të shpallur në kërkim.

Sipas “bluve” është prangosur M. B., 57 vjeç, banues në Kash, Mallakastër, pasi gjatë kontrollit përreth banesës së tij, janë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Ndërkaq, S. M., 43 vjeç, banues në Levan dhe S. H., 38 vjeç, banues në Kutë, Mallakastër janë arrestuar pasi ishin në kërkim.

"Vihen në pranga 9 shtetas, 2 prej tyre të shpallur në kërkim.

Mallakastër/Goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike, vihet në pranga 1 shtetas. Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan edhe doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, bazuar në informacionet e marra në rrugë policore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin M. B., 57 vjeç, banues në Kash, Mallakastër, pasi gjatë kontrollit përreth banesës së tij, janë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesë u gjetën dhe u sekuestruan doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

—

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim S. M., 43 vjeç, banues në Levan, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale “Dhunë në familje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim S. H., 38 vjeç, banues në Kutë, Mallakastër, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Dhunë në familje”.

—

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:

  • I. M., 44 vjeç, banues në Patos dhe I. A., 41 vjeç, banues në Fier, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar përkatësisht automjetet tip “Volksëagen” dhe “Ford”, në gjendje të dehur.
  • H. Ç., 19 vjeç, banues në Patos, A. U., 59 vjeç, banues në Fier, T. Th., 67 vjeç, banues në Fier dhe L. B., 65 vjeç, banues në Fier, pasi janë kapur duke drejtuar automjetet e tyre, pa leje drejtimi", njofton policia.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI