Flash

Berisha zbulon mesazhin: Si u njoftuan bosët e krimit për operacionin e SPAK

Lapsi.al 20 May 2022
Berisha zbulon mesazhin: Si u njoftuan bosët e krimit për operacionin

Ish-kryeministri Berisha e ka cilësuar një dështim operacionin e djeshëm të SPAK-ut pasi sipas tij, bosët e krimt u njoftuan më herët për çfarë do të ndodhte. Sipas Berishës, operacioni u dekonspirua që në momentin kur doli informacioni se Dumani ishte bërë i penduar i drejtësisë.

Sipas Berishës, ky ishte momenti kur bosët e krimit, ata që kishin bërë porosi të Dumani për të vrarë dikë, morën mesazhin për t’u larguar.

“Janë arrestuar gjithsej 7-8 ushtarë, kurse bosët që të gjithë u larguan pasi u njoftuan. Nuk kam të dhëna që morën mesazhe apo telefonata nga narkopolicia, prokuroria apo institucione të tjera, pasi edhe kjo nuk përjashtohet, por një të dhënë ekanë të gjithë shqiptarët, sepse disa ditë më parë, u bë publike se Dumani, një vrasës serial është bërë i penduar i drejtësisë. Nëse prokuroria dhe kushdo tjetër është i interesuar të gjejë dekonspirimin, ky është akti më madhor i dekonspirimit. Të gjithë ata që e dinin se kishin bërë porosi te Dumani apo se Dumani dinte aferat e zeza të tyre, sigurisht, lehtë morën arratinë dhe u zhdukën”, tha Berisha duke shtuar se ky mesazh ishte i qëllimshëm pasi pas çdo krimineli qendron sipas tij një qeveritar, një prokuror apo një efektiv policie.

Të këshilluara

Lirohet shqiptari më i urryer në ShBA

Sipërmarrësi shqiptar i “Pharma Bro”, që rriti çmimin e një medikamenti kundër HIV-it dhe u bë simbol i lakmisë së korporatave në Wall Street është liruar nga b...

09:34

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI