Flash

Shenjat që na jep trupi para infarktit në zemër

Lapsi.al 18 May 2022
Shenjat që na jep trupi para infarktit në zemër

Sipas një studimi të ri të kryer nga studiuesit në Danimarkë, i cili u prezantua në konferencën e fundit të Shoqërisë Evropiane të Kardiologjisë, dhimbja në gjoks ndodh vetëm një në pesë raste.

Mjekët atje analizuan të dhënat e mbledhura nga 4.000 pacientë, midis viteve 2016 dhe 2018, të cilët pësuan një sulm në zemër jashtë spitalit dhe të cilët kanë kontaktuar ambulancën deri në njëzet e katër orë para arrestit kardiopulmonar.

Mjekët kanë vënë re simptomat e raportuara (nga pacienti ose dikush nga mjedisi i tyre familjar).

Rezultatet konfirmojnë se ka shumë shenja paralajmëruese – simptoma më e përmendur shpesh është frymëmarrja e vështirësuar (59%), e ndjekur nga konfuzioni (23%) ose humbja e vetëdijes (20%).

Sulmi në zemër godet dikë afërsisht në çdo 43 sekonda. Ndodh kur qarkullimi i gjakut që sjell oksigjen në muskujt e zemrës zvogëlohet rëndë ose ndërpritet plotësisht.

Kjo ndodh sepse arteriet që furnizojnë zemrën me gjak mund të ngushtohen ngadalë për shkak të yndyrës së grumbulluar dhe kolesterolit. Edhe pse trupi dërgon sinjale paralajmëruese para sulmit në zemër, ne shpesh i injorojmë ato.

Tek gratë, simptomat janë shpesh atipike, kështu që ato shpesh nuk shoqërohen me një gjendje kaq serioze, dhe gratë që i kanë mbijetuar një sulmi në zemër do të habiten sepse mendojnë se lodhja e tyre është për shkak të gripit.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI