Flash

Deputetja boshnjake letër Ramës: A i keni bërë lëshim Vuçiçit për të poshtruar viktimat e genocidit?

Lapsi.al 14 May 2022
Deputetja boshnjake letër Ramës: A i keni bërë lëshim
Deputetja boshnjake, Sabina Çudiç, i ka dërguar një letër kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama pas refuzimit të Parlamentit shqiptar për të votuar rezolutën që do t’i dënonte genocidin në Srebrenicë. Ajo e pyet Ramën për arsyet e refuzimit duke ngritur hipotezën për bashkëpunimimin e tij me presidentin serb Aleksandar Vuçiq në projektin Ballkani i Hapur. Në letrën që deputetja i ka nisur Ramës, kujton se Gjykata Ndërkombëtare e Hagës ka konstatuar që në vitin 1995, se janë vrarë mbi 8,000 njerëz dhe janë dëbuar mbi 40,000 qytetarë boshnjakë nga lufta me Serbinë. Vuçiç: “Ne do t’i pengojmë rezolutat kundër genocidit në parlamentet mike” Ajo, duke iu drejtuar kryeministrit shqiptar, ka thënë se mënyra e tij joargumentative e të shpjeguarit për rastin në fjalë, është poshtëruese për viktimat dhe të gjithë njerëzit. Ajo ka shprehur përshtypjen e saj, që Rama nuk e ka pranuar votimin e rezolutës vetëm sepse ishte propozuar nga një parti opozitare. “Mënyra e Juaj lakonike për t’ia bartur përgjegjësinë opozitës nëpërmjet një Twitter-i, që nuk argumentoni asgjë, është poshtëruese, si për viktimat ashtu edhe për të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë, të cilët dënimin e gjenocidit nuk e shohin si problem privat dhe institucional, por si një justifikim për mos ta bërë këtë. Kjo më forcon mendimin se Rezoluta është përdorur për përleshje të brendshme politike në vendin tuaj. Për të qenë e drejtpërdrejtë, përshtypja e parë që më është imponuar, por që i imponohet edhe mbarë opinionit publik, është se problemi qëndron në faktin se propozimi ka ardhur nga partia opozitare”, ka shkruar deputetja. “Po ju kujtoj se askush nuk e ka penguar partinë Tuaj, që të propozojë dhe miratojë Rezolutën, pasi e keni shumicën në Parlament", ka vazhduar tutje në letrën e saj deputetja.

Andi Bushati:Vetëm Rama e ka në dorë ta lajë njollën e mbrojtjes së genocidit

Po ashtu, deputetja ka akuzuar Ramën se ai mund ta ketë refuzuar rezolutën edhe për shkak të implikimit të tij në çështjen e Ballkanit të Hapur, një projekt ku Rama bashkëpunon me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. “Përshtypja tjetër është se e keni refuzuar Rezolutën për shkak të planeve në politikën e jashtme të Qeverisë Tuaj që konsistojnë me Ballkanin e Hapur dhe negociatat me Aleksandar Vuçiqin. Ju keni obligim të sqaroni se a ekziston për Ju ndonjë lëshim në politikën e jashtme që vlen të poshtroni viktimat e gjenocidit dhe nëse po, për çfarë bëhet fjalë"? .

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI