Flash

Plagosje me thikë në Kavajë, 55-vjeçari përfundon në spital

Lapsi.al 12 May 2022
Plagosje me thikë në Kavajë,  55-vjeçari përfundon

Një 55-vjeçar ka mbetur i plagosur  me thikë mesditën e sotme në Kavajë.

Sipas policisë, shtetasi G. B., 43 vjeç, (i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor), ka goditur me mjet prerës shtetasin G. M., 55 vjeç.

I plagosuri është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:15 në lagjen nr.13.

Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të këshilluara

Digjet një automjet në Shëngjin

Një makinë është përfshirë nga flakët në zonën e “Ranës së Hedhun” në Shëngjin. Nuk dihen ende shkaqet, policia është nisur drejt vendit ku është identifikuar m...

10:10

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI