Flash

Video/ Gazetari që shtangu Ramën me pyetjen për Ulsi Manjën

Lapsi.al 11 May 2022
Video/ Gazetari që shtangu Ramën me pyetjen për Ulsi Manjën

Edi Ramës i është shndërruar në ves gricja me gazetarët sa herë që ai nuk ka përgjigje për pyetjet e tyre. Incidenti me Ambroza Metën që u vu në dukje edhe nga shoqata e mbrojtjes së gazetarëve "Reporterët e kufij" është përsëritur sot me një tjetër kolegun e saj, Klevi Muka nga A2 CNN. Kur konferenca për shtyp kushtuar SPAK dhe direktivave që kryeministri ka për të se cilin duhet të arrestojë, Muka i bëri atij një pyetje ndryshe nga ato që i bën zakonisht Met Veliu. "Politika duhet të ketë dhe moral-tha Muka, po sa e moralshme është që ju të mund ti bëni ju këto kerkesa ndaj drejtësisë duke mbajtur në krah Ulsi Manjën që ka dalë në përgjime duke i premtuar favore në punësim njerëzve si Robert Aga që kanë punuar elektoralisht për partinë socialiste. Sot zoti Manja është ministër i drejtësisë dhe jo para drejtësisë" tha gazetari. 

Spao dëgjoi pyetjen kryeministri shtangu, gjë që u pa për disa çaste dhe në portretin e tij që nuk e shmangu dot skërmitjen. Pastaj me stilin e zakonshëm ai u mundua të merret personalisht me gazetarin pa iu përgjigjur pyetjes së tij, por duke i dhënë leksione morali. "Pse qesh i tha Rama gazetarit duke shtuar se pyetja që ai bëri ishte krejtësisht jashtë etikës profesionale".

Lexo me tej:

Reporterët pa Kufij i përgjigjen Ramës: Ti je shkaku që Shqipëria u klasifikua kaq poshtë

Por ajo çka nuk priste kryeministri ishte ndërhyrja e dytë e reporterit Klevi Muka: "Etikën profesionale nuk mund të ma mësoini ju. Nëse në shkollën e pikturës mësohet etika profesionale më shumë se në shkollën e gazetarisë athere mund të vazhdoni" i ktheu gazetari.

Këtu Rama e humbi fare. Ai as nuk dëgjoi Ulsi Manjën që i tha se mund të përgjigjej ai, duke e injoruar fare ministrin që kishte në krah, u mor sërish me buzëqeshjen e gazetarit, dhe në fund tha çapraz një shprehje të gjyshes së vet në italisht.

Që nga ky moment nuk pati më konferencë shtypi. Rama rrefuzoi ti përgjigjej edhe një pyetje të Ambrozia Metës dhe pas 4 minutash e mbylli fare konferencën që përditë e më shumë po e diskredidon përfundimish gazetarinë alla mutveliane.  

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI