Flash

Berisha: Rama kërkon hetimin e shpifjeve të tij

Lapsi.al 11 May 2022
Berisha: Rama kërkon hetimin e shpifjeve të tij

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili i kërkoi SPAK-ut ta marrë nën hetim. Berisha tha sot në mesditë në një bashkëbisedim me gazetarët se Rama ka dërguar raporte në Departamentin e Shtetit të cilat nuk i ka publikuar dot kurrë dhe as nuk i ka dërguar në prokurori pasi janë shpifje.

Ai tha se tani Rama i kërkon SPAK-ut të hetojë shpifjet e tij, teksa e sfidoi t’i çonte në SPAK.

“Ka dërguar raporte në DASH të cilat nuk i ka publikuar dot kurrë, të cilat nuk i ka dërguar dot në prokurori se janë fund e krye shpifje. Çfarë kërkon tani Edi Rama, i kërkon drejtësisë ‘hetoni shpifjet e mia’, shpifjet e tij. Hetoni se çfarë gënjeshtrash kam bërë unë në DASH se e sheh që laku po i ngushtohet çdo ditë e më shumë se raportet e tij kanë qenë një shpifje fund e krye. Unë i them Edi Ramë publikoji ato. I them Edi Ramës çoji të gjitha ato në SPAK dhe ku të duash”, tha Berisha.

Ai theksoi se se e gjithë kjo fushatë ka vetëm një qëllim, të mbulojë vjedhjet monstruoze që po dalin çdo ditë të Edi Ramës dhe natyrisht të ushtrojë presion ndaj opozitës së vërtetë shqiptare me të cilën e ka absolutisht betejë të humbur. “Nuk ka shans që ta impresionojë opozitën e vërtetë me qëndrimet e tij të dezekulibruara. Me këtë fakton për çfarë i duhet drejtësia Edi Ramës, kundër kundërshtarëve të tij. kaq është por kjo nuk është asgjë e re”, deklaroi Berisha.

Të këshilluara

Digjet një automjet në Shëngjin

Një makinë është përfshirë nga flakët në zonën e “Ranës së Hedhun” në Shëngjin. Nuk dihen ende shkaqet, policia është nisur drejt vendit ku është identifikuar m...

10:10

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI