Flash

Kim refuzon Ramën për presionin ndaj prokurorëve të SPAK

Lapsi.al 9 May 2022
Kim refuzon Ramën për presionin ndaj prokurorëve të SPAK

Për ta bërë më të besueshëm presionin ndaj prokurorëve të SPAK-ut, që këta t’i ndalin goditjet në anën e socialistëve, por të hetojnë Berishën e Metën, kryeministri Rama përdori disa qëndrime publike të Departamentit të Shtetit.

Me Berishën e pati më të lehtë. Meqënëse ai u shpall non grata për “korrupsion madhor” nga SHBA, Rama arsyetoi se SPAK duhet t’ia “heqë këtë gur nga qafa” Shqipërisë dhe ta ndajë mendjen, nëse Berisha është apo jo i korruptuar.

Ndërsa për të implikuar SHBA në lidhje me Ilir Metën përdori Ardian Dvoranin, gjykatësin që Departamenti i Shtetit e shpalli “Kampion të antikorrupsionit”. Sipas Ramës, SPAK nxitoi të vërë nën hetim Dvoranin, pasi ai u denoncua nga presidenti për shpërdorim detyre, kur “gjithë Shqipëria pret që të hetohet Ilir Meta”.

Në të dyja rastet, logjika e Ramës përputhet me mesazhet që kanë dalë nga ambasada amerikane në Tiranë. Vetëm se pas tyre fshihet djallëzisht presioni për t’i ndalur hetimet ndaj ministrave dhe kryebashkiakëve socialistë. Kur thotë se kërkon ekuilibër nga SPAK, Rama e pranon që hetimet ndaj socialistëve duhet të ndalen.

Por a qëndron edhe ambasada amerikane pas këtij presioni?

Kësaj pyetjeje iu përgjigj Yuri Kim pasditen e sotme, ndërsa ishte ulur në tryezë me Ministrin e Drejtësisë Ulsi Manjën që përsëriti kërkesat për hetimin e Sali Berishës. Sado që ministri kërkoi hetimin e një personi të shpallur non grata, Yuri Kim u distancua.

“Këto nuk janë standardet që kërkojmë të arrijmë në Shqipëri. Këto nuk janë standardet që kërkojnë shqiptarët kur flasin për reformën në drejtësi. Duhet një drejtësi, ku drejtësia është e verbër, të gjithë janë të barabartë para ligjit. Kur veprojnë prokurorët, nuk duhet ta bëjnë se i ka kërcënuar dikush, i ka porositur dikush apo u ka dhënë para dikush”, u shpreh ambasadorja.

Përgjigjia për Ramën është direkte dhe në një farë mënyre është një dalje nga kurthi ku tentoi ta fusë kryeministri duke iu referuar qëndrimeve të Departamentit Amerikan të Shtetit. Dy ditë më parë, Arben Kraja iu përgjigj kryeministrit duke thënë se Ardian Dvorani nuk ishte nën hetim dhe se çështja ndaj tij ishte pushuar prej kohësh.

Por Rama e vazhdoi fërkimin me kreun e SPAK duke thënë se “nuk i heq asnjë presje asaj që deklarova sot dhe nuk mjafton që SPAKU të thotë se e paska pushuar çështjen, pasi faktikisht e mori peng gjykatësin në fjalë pa asnjë arsye në botë, duke i shkuar praktikisht pas avazit Armikut NR.1 të Reformës në Drejtësi, Ilir Metës” shkruajti kryeministri.

Në fillim të këtij mandati të tretë qeverisës, Rama u tha deputetëve socialistë se PS nuk do të shndërrohet në zyrë avokatie për asnjërin prej tyre. Pas arrestimit të ish-Ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, dënimit t ëish-Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe prangosjes s ëish-deputetit Alqi Bllako për aferën e inceneratorëve, Rama ka ndryshuar qëndrim dhe kërkon që SPAK të godasë edhe opozitën./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI