Flash

U arratis prej Gjykatës, arrestohet 21-vjeçari në Korçë

Lapsi.al 8 May 2022
U arratis prej Gjykatës, arrestohet 21-vjeçari në

Policia ka mundur të kapë 21-vjeçarin Kristi Mejdolli, i cili u arratis mesditën e kësaj të diele nga ambientet e Gjykatës së Korçës, ku pritej t’i jepej masa për një vjedhje të pretenduar.

Raportohet se i riu akuzohej për vjedhjen e një banese në fshatin Qatrom dhe arrestimi i tij ishte bërë i mundur të premten.

Ai dyshohet se ka vjedhur një motor frigoriferi dhe një biçikletë në banesën e 44-vjeçarit V. H.

 

"Në vijim të informacionit paraprak të ditës së sotme, i cili bënte fjalë për largimin nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë e shtetasit K. M., (i arrestuar më parë për vjedhje) ju informojmë se falë veprimeve të shpejta, nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, u bë e mundur kapja e këtij shtetasi në afërsi të kodrave të qytetit të Korçës dhe shoqërimi i tij, për veprime të mëtejshme procedurale", njofton policia.

Të këshilluara

Moti sot, kthjellime dhe rritje temperaturash

Do të jetë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike Shqipëria duke bërë që moti të jetë i  kthjellët me vranësira të lehta e kalimtare të jenë dominant...

08:34

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI