Flash

Vendimi i gjykatës 3 orë para se 31-vjeçari Ilvi Meta të vetëvritej

Lapsi.al 6 May 2022
Vendimi i gjykatës 3 orë para se 31-vjeçari Ilvi Meta të

 31-vjeçari Ilvi Meta u gjet i pajetë rreth orës 19:00 të mbrëmjes të së mërkurës në një prej qelive të komisariatit të Kavajës.

I riu u arrestua me urdhër të gjykatës pasi ishte i dyshuar për vjedhjen e një banese në Kavajë më datën 2 prill.

Forcat e policisë e mbyllën në dhomat e izolimit rreth orës 15.00 dhe katër orë më vonë ai u gjet i pajetë.

Ai dyshohet se është vetëvarur me rripin e kapuçit të bluzës që kishte veshur. Për këtë shkak janë vënë nën akuzën e shpërdorimit të detyrës 3 punonjës policie që me veprimet dhe mosveprimet e tyre nuk kanë parandaluar ngjarjen.

Në pranga ka rënë nën komisari Betrit Berhamaj  dhe inspektorët Bexhet Beriberi dhe Reshit Kola. Dyshohet se punonjësit e policisë nuk zbatuan procedurat standarte të trajtimit të personave të ndaluar duke e lejuar të mbante rripin me të cilin kreu vetvrasjen.

Ndërsa babai i viktimës nuk e beson versionin e hetimeve paraprake. Sipas tij i biri është vrarë.

Më poshtë, dokumenti i vendimit, 3 orë para se Meta të vetëvritej, ku atij i është caktuar masa "Arrest me burg".

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI