Flash

Tiranë/ Plagosi me thikë dy persona në lokal, arrestohet 41-vjeçari

Lapsi.al 6 May 2022
Tiranë/ Plagosi me thikë dy persona në lokal, arrestohet

Dy persona kanë mbetur të plagosur ditën e sotme pas një sherri me thika në Tiranë. Agresori 41-vjeçar nga Vora ka goditur për motive të dobëta me mjet prerës dy të plagosurit, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas marrjes së njoftimit se brenda ambienteve të një lokali në rrugën “Teodor Keko”, një 41-vjeçar kishte plagosur 2 shtetas të tjerë, me mjete prerëse, dhe më pas ishte larguar, menjëherë kanë organizuar punën, me qëllim identifikimin dhe kapjen e tij.

Falë veprimeve të shpejta hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, është bërë identifikimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– Blerim Gjata, 41 vjeç, banues në Vorë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Ky shtetas, në orët e para të mëngjesit, në një lokal në rrugën “Teodor Keko”, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjete prerëse, shtetasit E. N., 35 vjeç dhe P. B., 48 vjeç, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale", njofton policia.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI