Flash

Të shpallur në kërkim nga Spanja për trafikim narkotikësh, arrestohen dy të rinj në Fier

Lapsi.al 6 May 2022
Të shpallur në kërkim nga Spanja për trafikim

Në 12 orët e fundit, policia e Fierit ka finalizuar 2 operacione policore, të koduara “Coin” dhe “Vilanova”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të Spanjës. Kështu, bëhet e ditur se në kuadër të operacionit “Coin” u kap 29-vjeçari A. Rr., 29 vjeç, banues në Mbrostar Ferko, Fier.

Për të riun, Gjykata e Coin/Spanjë, me vendimin e datës 21.04.2021, ka nxjerrë urdhër arresti për veprën penale “Pjesëmarrje në grup kriminal me qëllim trafikimin e narkotikëve”.

Kurse, gjatë operacionit “Vilanova” u kap 23-vjeçari R. T., banues në Fier, pasi Gjykata Penale 2 e Vilanova/Spanjë, me vendimin e datës 20.08.2021, ka nxjerrë urdhër arresti për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe kundër shëndetit publik.

Dy të rinjtë u arrestuan provizorisht me qëllim ekstradimin e tyre drejt Spanjës.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI