Flash

Plagosje me thikë në Tiranë, 39-vjeçari sulmon tre të rinj

Lapsi.al 5 May 2022
Plagosje me thikë në Tiranë, 39-vjeçari sulmon tre të

Policia në Tiranë ka vënë në pranga tre persona dhe ka proceduar penalisht tre të tjerë për vepra të ndryshme penale. Bëhet e ditur se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2  po punojnë për kapjen e një 39-vjeçari, banues në Tiranë.

Ky i fundit ka goditur me mjet prerës tre të rinj; G. X., 23 vjeç, E. Sh., 22 vjeç dhe K. M., 23 vjeç, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Po ashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, në ngarkim të K. M., 16 vjeç, pasi ka goditur me mjet prerës një bashkëmoshatar.

"Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohen penalisht 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. Sh., 41 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, si dhe proceduan penalisht shtetasin J. H., 25 vjeç, banues në Tiranë, për moskallëzim krimi.

Gjatë kontrollit të subjektit në administrim nga shtetasi M. Sh., të cilin ai e kishte përshtatur për përdorim droge, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa. Në vijim të veprimeve u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi J. H., pasi nuk ka kallëzuar krimin.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim E. K., 30 vjeç, banues në Tiranë, sepse me anë të mashtrimit ka përvetësuar shuma parash nga 800-1000 euro, nga shtetas të ndryshëm.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. K., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, nën efektin e lëndëve narkotike", njofton policia.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të martë

Sipas MeteoAlb: Territori shqiptar në pjesën më të madhe të tij do të mbetet në ndikimin e vranësirave të shpeshta, ku herë pas here parashikohet që vranësirat ...

08:02

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI