Flash

Kurbin/ Sekuestrohen 320 bimë kanabisi, dy në pranga

Lapsi.al 5 May 2022
Kurbin/ Sekuestrohen 320 bimë kanabisi, dy në pranga

Gjatë 24 orëve të fundit janë finalizuar 2 operacione policore, të koduara “Gjormi” dhe “Fushë Malbardhë”.

Gjatë operacioneve të zhvilluara nga Komisariati i Policisë Kurbin janë arrestuar 2 persona.

"Sekuestrohen fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa të kultivuar në kubikë dhe 320 bimë të dyshuara narkotike, të mbjella në tokë.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e kultivimit, prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, shërbimet policore të Komisariatit të Policisë Kurbin, bazuar në informacione të marra në rrugë operative, për dy shtetas që kishin kultivuar fidanë narkotikë, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses brenda 24 orëve të fundit, operacionet policore të koduara “Gjormi” dhe “Fushë Malbardhë”.

Si rezultat i operacioni policor të koduar “Gjormi” është arrestuar në flagrancë shtetasi A. P., 51 vjeç, banues në fshatin Gjormë, Kurbin, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, të kultivuar në kubikë.

Si rezultat i operacionit policor të koduar “Fushë Malbardhë” është arrestuar shtetasi E.( I.). H. 51 vjeç, banues në fshatin Fushë Malbardhë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në oborrin e banesës së tij, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 320 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të mbjella në tokë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”", njofton policia.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të martë

Sipas MeteoAlb: Territori shqiptar në pjesën më të madhe të tij do të mbetet në ndikimin e vranësirave të shpeshta, ku herë pas here parashikohet që vranësirat ...

08:02

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI