Flash

Pse turfulloi Rama kundër raportit për degradimin e lirisë së mediave

Lapsi.al 3 May 2022
Pse turfulloi Rama kundër raportit për degradimin e lirisë
Kryeministri Rama nuk e ka duruar dot grisjen e fasadës së vendit të lirive. Ai ka reaguar me forcën e një armiku të shtypit kundër raportit vjetor të Reporterëve pa Kufij, që e uli Shqipërinë me 20 vende në klasifikimin e përvitshëm të lirive të medias, duke e renditur atë të 103-ën. Lexo me tej:

Reporterët Pa Kufij: Shqipëria pëson rënien më të madhe historike të lirisë së medias

Për të hartuar klasifikimin e përvitshëm, që mbështetet në raportimet e gazetarëve, analizën e profesorëve universitarë dhe në atë të specialistëve, Reporterët Pa Kufij bazohen në pesë tregues si konteksti politik, kuadri legjislativ, konteksti ekonomik, konteksti socio- kulturor dhe siguria e ushtrimit të punës për gazetarët (poshtë tabela se me sa pikë renditet Shqipëria në secilin prej tyre). Lajmi i keq është se Shqipëria renditet si vendi me lirinë më të keqe të shtypit në rajon, madje rrokullisja nga vendi i 83 në të 103-tin e ka distancuar dukshëm nga fqinjët e saj. Kosova radhitet sivjet në vendin e 61-të, ndryshe nga një vit më parë kur ishte e 78-a. Maqedonia e Veriut radhitet në vendin e 57-të, ndërsa një vit më parë ishte në vendin e 90-të. Serbia radhitet në vendin e 79-të, ndërsa një vit me parë ishte e 93-ta. Mali i Zi është në vendin e 63-të ndryshe nga treguesi i vitit të kaluar që e kishte renditur në vendin e 104-të. Vetëm Bosnja dhe Hercegovina ka shënuar rënie duke u radhitur në vendin e 67-të, ndërsa një vit më parë ishte në vendin e 58-të. Pikërisht ky degradim i paimagjinueshëm e ka yshtur kryeministrin Rama të reagojë me një postim violent në Twitter ku pretendon se jo vetëm në Shqipëri liria e gazetarëve nuk mungon, por ajo ka shkuar deri në abuzim. "Gazetarët viktima të dhunës policore në Shqipëri? Çfarë gënjeshtre! Gazetarët kritikë ndaj qeverisë përballen me sulme politike? Çfarë fantazie! Vetërregullim etik në median shqiptare? Çfarë talljeje! Vetëm titulli mungon: Ankesa për mungesën e lirisë ngaqë s’dimë ç’të bëjmë me lirinë! E di që edhe ky opinion i imi do klasifikohet si sulm, presion, agresion kundër mediave, por e kam të pamundur të hesht kur shoh se si tallen disa me lirinë e fjalës dhe se si liria e shtypit bëhet liri e shtypjes, duke shkelur mbi faktet, njerëzit dhe vendin, në emër të saj!". . Natyrisht kur bëhet fjala për mjedisin e lirisë së mediave në vend, është më vështirë t'i besohet një politikani sesa një organizate të pavarur që bën prej 20 vjetësh pasqyrën botërore të raporteve të shtypit me shoqërinë. Pra këtu nuk është fare diskutimi se kush ka të drejtë dhe kush gënjen. Pyetja që shtrohet është tjetër: Pse Rama reagoi në mënyrë kaq të dhunshme sa edhe vetë e pranoi se ky do të konsiderohej një tjetër atak ndaj lirisë së gazetarëve. Arsyeja nuk duhet kërkuar vetëm se vendi, qeverinë e të cilit ai drejton, renditet i fundit në rajon. As tek fakti se vetëm brenda një viti Shqipëria ka humbur plot 20 vende. Por ka një fakt tjetër edhe me domethënës. Ndonëse siç u pa, liria e mediave varet nga shumë faktorë, nga konteksti social, nga kriminalizimi i mjedistit që mund të kërcënojë gazetarët, nga niveli i pronësisë së oligarkëve në media, raporti i Reporterëve pa kufij bën një konstatim. Në ato vende të ngjashme me ne si Bullgaria apo Moldavia, vetëm njëri nga faktorët, ai i rotacionit politik, ka shënuar hop të madh cilësor në lirinë e mediave. "Moldavia (e 40-ta) dhe Bullgaria (91) dallohen këtë vit falë ndryshimit të qeverive të tyre dhe shpresës që u ngjall për një përmirësim të situatës së gazetarëve, ndonëse oligarkët ende zotërojnë ose kontrollojnë mediat". I njëjti fenomen u vu re edhe në Kosovë, Maqedoni apo Mal të Zi. Pra ndryshimi politik në krye të qeverisë, edhe si faktor i vetëm, shërben për të krijuar një frymë të re lirie. Pranadaj në këtë kuptim ajo që Yuri Kim, e cilësoi si mandati i tretë historik i Edi Ramës, nuk qe një dhuratë aq bujare për gazetarët. Dhe është ndoshta ky konstatim që e ka bërë kryeministrin të reagojë sot me tërbim. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI