Flash

Zbulohet numri i delegatëve që janë mbledhur sot në Kuvendin e PD-së

Lapsi.al 30 April 2022
Zbulohet numri i delegatëve që janë mbledhur sot në Kuvendin

1425 delegatë janë prezent në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike. Kjo është bërë e ditur nga kryetari i Komisionit për Kuvendin e PD të mbledhur sot, Belind Këlliçi.

“Pas raportimit nga sekretariati teknik rezulton se prezent në sallë janë 1425 delegatë. Për shkak se se numri i përgjithshëm është në total 1838 duke përllogaritur 1100 delegatët e zgjedhur anëtarët e këshilli Kombëtar dhe kuotat e tjera. Se prezent në sallë janë më shumë se gjysma. Pra për këtë arsye zyrtarizoj  çeljen e Kuvendit Kombëtar.” tha Këlliçi.

Këto delegatë do të zgjedhin ditën e sotme Këshillin e ri Kombëtar të kësaj force politike, ku mes emrave të propozuar bie në sy rikthimi i disa figurave të njohura për demokratët. Kuvendi pritet që të votojë edhe një sërë ndryshimesh statutore, mes të cilave edhe përfshirjen automatikisht në Këshillin e ri Kombëtar të deputetëve të grupit, rikthimin e një sërë personaliteteve të larguar ndër vite dhe do të zgjidhet data për zgjedhjen e kreut të ri të PD.

Gjithsej në podium do të marrin fjalën 20 persona. Mes tyre pritet të jetë edhe ish-nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli. Përveç saj, pjesëmarrjen në Kuvend e kanë konfirmuar edhe Arben Imami, Fatbardh Kadilli, Rudina Hajdari si dhe Myslim Murrizi.

Të këshilluara

Moti për sot, temperatura deri në 25°C

Pjesa më e madhe e vendit tonë do të dominohet nga kthjellimet dhe kalimet e pakta të vranësirave të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Jugore gjatë paradi...

08:26

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI