Flash

Transportonte 5 emigrantë nga vendet e treta, në pranga 35-vjeçari në Lezhë

Lapsi.al 30 April 2022
Transportonte 5 emigrantë nga vendet e treta, në pranga

Transportonte 5 emigrantë nga vendet e treta, vihet në pranga 35-vjeçari në Lezhë.

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta, kundrejt fitimit.

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Immigrants” i zhvilluar nga Shërbimet e Qarkullimit Rrugor DVP Lezhë në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve DVP Lezhë

Në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas po lëvizte në rrugë me automjetin e tij ku brenda kishte shtetas të huaj, Shërbimet e Policisë Rrugore në DVP Lezhë në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve në DVP Lezhë, kanë organizuar menjëherë punën duke finalizuar operacionin policor të koduar ” Immigrants”

Si rezultat i operacionit, shërbimet e Policisë Rrugore në DVP Lezhë, gjatë punës së tyre në akset rrugore, kanë identifikuar, lokalizuar dhe ndaluar në Fushë Milot, automjetin tip “Ford” me drejtues shtetasin Nderim Grosha, ku pas kontrollit në automjet i janë gjetur 5 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, i cili po i transportonte kundrejt fitimit.

 

 

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve Paligjshme, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Nderim Grosha 35 vjeç, banues në Kukës, për veprën penale ” Dhënie ndihme për kalim paligjshëm të kufirit”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe një aparat celular. Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Moti për sot, temperatura deri në 25°C

Pjesa më e madhe e vendit tonë do të dominohet nga kthjellimet dhe kalimet e pakta të vranësirave të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Jugore gjatë paradi...

08:26

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI