Flash

Tiranë, goditet grupi që shisnin makina të vjedhura, 3 nën hetim

Lapsi.al 29 April 2022
Tiranë, goditet grupi që shisnin makina të vjedhura, 3 nën

Finalizohet operacioni policor i koduar “Lux 2022”. Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”. Trafikonin mjete të vjedhura në vendet e BE-së, procedohen penalisht 3 shtetas, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 4 automjete të trafikuara, të dyshuara të vjedhura në vendet e BE-së. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se disa shtetas trafikonin në vendin tonë, mjete të vjedhura në shtete të ndryshme të BE-së, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Lux 2022”. Në kuadër të këtij operacioni u proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, shtetasit B. S., E. N. dhe E. K., të tre banues në Tiranë. Gjithashtu, u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre, shtetasi Z. D., banues në Maqedoninë e Veriut.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 4 automjete të trafikuara, të dyshuara të vjedhura në vendet e BE-së. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këto automjete u janë nënshtruar ndërhyrjeve dhe modifikimeve në numrat e shasisë apo paketat elektronike dhe më pas janë tregtuar te persona të ndryshëm.Vijon puna për dokumentin e rasteve të tjera të trafikimit të mjeteve, që mund të jetë kryer nga këta shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI