Flash

Sërish pjesë e parlamentit serb, Kamberi fiton mandatin e deputetit

Lapsi.al 29 April 2022
Sërish pjesë e parlamentit serb, Kamberi fiton mandatin e deputetit

Drejtues i Koalicionit të Shqiptarëve të Bashkuar, Shaip Kamberi  ka arritur sërish që të fitojë dhe të jetë pjesë e Parlamentit të Serbisë. Kamberi siguroi votat e nevojshme në zgjedhjet e përsëritura në qendrën 6 të Bujanocit.

Deputeti shqiptar në Serbi përmes një postimi në rrjetin social Facebook për fitoren ka falenderuar të gjithë shqiptarët e Luginës së Preshevës për mbështetjen.

“Është nderim i veçantë që politika jonë e shprehur në parlamentin e Serbisë gëzon mbështetjen e hapur dhe të plotë nga Ju, si Kryetar i Qeverisë dhe si bartës i listës më të votuar në Republikën e Kosovës. Kjo përkrahje shpërfaq përkushtimin Tuaj dhe të Qeverisë që kryesoni për interesat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, të shtypur dhe të diskriminuar nga Republika e Serbisë”, shkruan Kamberi.

Ndër të tjera ai ka theksuar se Lugina e Preshevës do të bashkëpunojë me Kosovën e Shqipërinë, Kamberi thotë se kjo është një nevojë kombëtare dhe europiane.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI