Flash

Gjykata pranon kërkesën e Alibeajt, Berisha akuzon Yuri Kim për ndërhyrje në proces

Lapsi.al 22 April 2022
Gjykata pranon kërkesën e Alibeajt, Berisha akuzon Yuri Kim për

Ndërsa Gjykata e Tiranës vendosi të njohë Enlelejd Alibeajn si palë ankimuese në procesin mes dy PD-ve, Sali Berisha akuzoi  ambasadoren amerikane, Yuri Kim për ndërhyrje në gjykatë lidhur me këtë çështje gjyqësore. Ai i kërkoi qeverisë së SHBA që përfaqësuesja e saj në Tiranë të ndërpriste ndërhyrjet e saj në proceset gjyqësore.

Ai u shpreh se ka 3 burime që vërtetojnë akuzat e tij dhe kur u pyet gjatë bashkëbisedimit me gazetarët se përse nuk i bën publike, Berisha tha se “nëse autoritetet e SHBA-ve e kërkojnë do të tregoj gjithçka di”. 

Spekulimet se ambasadorja amerikane në Tiranë po mundohet të zhvendosë trajektoren e drejtësisë lindën në fillim të këtij prilli, kur ndonëse gjykata kishte njohur Komisionin e Rithemelimit në krye të drejtimit të PD, Yuri Kim provokonte se ajo njihte Alibeajn. Ajo zhvilloi një takim me Enkelejd Alibeajn, të cilin e cilësoi “kryetar të PD-së”. 

Në një postim në Twitter lidhur me takimin, Kim shkruajti:

“Diskutim shumë i mirë sot me ushtruesin e detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike dhe kreut të grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj për një gamë të gjerë çështjesh". Në fund theksoi:“Le të vazhdojmë së bashku përpara, jo mbrapa”.

Disa ditë më pas në një mbledhje të grupit parlamentar Berisha e akuzoi Alibeajn se ai pa asnjë tagër po ankimonte vendimin e gjykatës për të bërë lojën e ambasadores amerikane dule i kërkuar atij dorëheqjen:"Pa asnjë tagër Alibeaj padit PD-në në gjykatë. Padit një proces që demokratët e kanë pranuar. Yuri Kim ka bërë presion në gjykatë" u tha ai deputetëve. Por nëse këto janë qëndrime politike për shfaqjet publike të ambasadores Berisha shkoi një hap më tej duke pretenduar se ka dhe fakte se Yuri Kim po ndërhyn direkt në procesin gjyqësor mes grupeve ne PD ashtu sikurse u ba palë edhe në garën polotile të 6 marsit, për zgjedhjet e pjesshme lokale.

“Ti harrojë kush përpjekjet që mund të diktojë. Unë publikisht sot para mediave shpreh keqardhjen, por edhe denoncimin tim për ndërhyrjet e saj direkte në procesin gjyqësor.

Javën e kaluar unë iu informova, thashë se kam informacion nha dy burime. Së fundmi guvernatorja bën takime për procesin gjyqësor i cili në mënyrë absolute nuk ka bazë ligjore”, u shpreh Berisha.

"I bëj thirrje SHBA-ve të marrin masa ndaj ambasadores, që të ndërpresë ndërhyrket" - shtoi ish-kryeministri.

Por ndërsa kërkon prova për vendimin e DASH kundër tij, Berisha refuzoi të japë ndonjë provë që e implikon drejtëpërdrejtë ambasadoren në procesin gjyqësor.

I pyetur nga gazetarja e Top Channel Elda Menga, Berisha tha se burimet do t’i bëje publike vetëm nëse ia kërkon SHBA-ja, por këmbënguli se nuk do të thoshte asgjë nëse nuk do të kishte fakte dhe burime të sigurta.

Ndërsa Berisha bënte këto akuza Gjykata e Tiranës njoftoi se ka pranuar ankimin e PD së vjetër, përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj, duke legjitimuar atë si ankues, duke pranuar të drejtën e ankimit.

Beteja duket se do të zhvillohet tani në gjykatën e Apelit, pas vendimit të gjyqtares Blerina Muça për të pranuar ankimimin e Enkelejd Alibeajt. Në këtë mënyrë, Gjykata pranon si palë në proces, nënkryetarin e PD Enkelejd Alibeaj.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI