Flash

Skandali i patronazhistëve në raportin e Freedom House, liria e medias në rrezik

Lapsi.al 20 April 2022
Skandali i patronazhistëve në raportin e Freedom House, liria e medias

Raporti i fundit i publikuar nga organizata “Freedom House” vlerëson se pavarësia e shtypit ka ngelur në vend numëro krahasuar me një vit më parë, duke u vlerësuar me 3.5 pikë. Duke e konsideruar vitin 2021, tejet sfidues për gazetarët por edhe për vetë themelet e demokracisë në Shqipëri, “Freedom House” përmend specifikisht skandalin e rrjedhjes së të dhënave personale të publikuara nga Lapsi.al, i cili pas botimit të lajmit u përball me një hetim agresiv nga SPAK. 

 

Freedom House mbi serverin e patronazhistëve të PS-së të publikuar nga Lapsi.al

Një rëndësi e veçantë në dokumentin e lëshuar nga organizata, që kryen kërkime dhe avokim mbi demokracinë, lirinë politike dhe të drejtat e njeriut, i kushtohet lajmit të publikuar nga Lapsi.al ku zbulohej grumbullimi  i të dhënave personale të mijëra qytetarëve shqiptarë dhe survejimi i tyre nga patronazhistët. Shkelja flagrante, e cilësuar nga shumë media europiane si një ‘Big Brother’ gjigand, u organizua nga partia në pushtet për qëllimet e saj elektorale.

Këto të dhëna, që përpunoheshin dhe përdoreshin nga Partia Socialiste, përmbanin informacione personale të 910,000 qytetarëve. Çka e bën edhe më alarmante, duke iu referuar edhe raportit, është fakti që këto të dhëna ‘vileshin’ nga një portal qeveritar, që ofron shërbime publike (e-Albania).

"Disa gazetarë dhe reporterë u përballën me ngacmime në vitin 2021, përfshirë Andi Bushatin dhe Armand Shkullaku të Lapsi.al pas ekspozimit të “sistemit të patronazhit” dhe keqpërdorimit të të dhënave personale të Partisë Socialiste. Gazetarët u përballën me presion dhe pajisjet e tyre u sekuestruan nga SPAK, duke vënë kështu burimet e tyre në rrezik serioz", citohet nga teksti i "Freedom House". 

Siç konstatohet në raport, Partia Socialiste fillimisht e mohoi ekzistencën e kësaj baze të dhënash, por kryeministri Rama më vonë e pranoi se partia e tij, që nga viti 2009, kishte mbajtur një bazë të dhënash të brendshme, duke mbledhur informacione derë më derë, në kuadër të të ashtuquajturit “sistem i patronazhit”.

 “Freedom House” thekson se shkeljet në këtë drejtim dhe pasojat tregojnë se Shqipëria nuk i ka marrë ende seriozisht ligjet e saj për mbrojtjen e të dhënave personale. Edhe më tepër keqardhje, lexohet ndër rreshtat e raportit për faktin se mbi këtë çështje nuk u nis asnjë hetim, ose mbi mënyrën se si partitë politike i sigurojnë, apo trajtojnë të dhënat personale të qytetarëve.

 

Liria e mediave në Shqipëri 

Raporti, kësisoj, del në përfundimin se media në vend është pjesërisht e pavarur. Aty thuhet se shumica e pronarëve të medias i përdorin platformat e tyre mediatike për të lobuar tek qeveria dhe partitë politike.

“Rreth tetë persona kontrollojnë pjesën më të madhe të tregut mediatik në Shqipëri dhe i përdorin këto platforma për të lobuar për interesat e tyre dhe për të mbajtur lidhje të ngushta me partitë politike. Ato (mediet) gjithashtu mbështeten në shantazhimin, ose diskreditimin e personave, që flasin kundër interesave të tyre, ose partive politike, që ato mbështesin”, shkruhet në raport.

 

Demokracia në Shqipëri e dominuar nga politika partiake klienteliste

Në raport po ashtu thuhet se Shqipëria futet në ato vende ku institucionet demokratike janë të brishta dhe ku ekzistojnë sfida thelbësore për mbrojtjen e të drejtave politike dhe lirive civile. Sipas “Freedom House” qeverisja është e dominuar nga politika partiake klienteliste. Zgjedhjet shpesh dëmtohen nga blerja e votës, manipulimi me votat dhe mangësi të tjera. Po kështu, raporti vlerëson se shoqëria civile vuan nga financimi i pamjaftueshëm dhe mospërfshirja e duhur në konsultimin e politikave, siç kërkohet me ligj. Sa i takon korrupsionit ai vazhdon të jetë ende i përhapur, duke shkaktuar mosfunksionim në degë të ndryshme të qeverisë. ©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI