Flash

Shqipëria gjithnjë e më e vogël/ Numri real dhe parashikimi i rënies së popullsisë

Lapsi.al 19 April 2022
Shqipëria gjithnjë e më e vogël/ Numri real dhe parashikimi

Shqipëria po bëhet gjithnjë e më e vogël. Të gjitha statistikat e matjes së popullsisë, si ato të emigrimit, si ato të lindshmërisë, flasin për një rënie drastike të kurbave. Sipas një studimi të fundit të INSTAT të raportuar nga revista ekonomike Monisor, popullsia e vendit në 1 janar 2022 ishte 2,793,593. Por kjo shifër shënon një rënie 1.3% nga viti 2020.

Sipas një studimi të revistës prestigjoze The Economist Shqipëria deri në vitin 2050 parashikohet të humbasë 25 % të popullsisë së saj. Në një botimi special të përvitshëm që bën bibla e ekonomisë liberale botërore për gjëndjen e botës dhe për atë që do të ndodhë në të ardhmen, kjo tendencë vihe re në gjithë Ballkanin ku theksohet emigrimin masiv dhe rënia drastike të lindshmërisë që ka zbritur në shumë më pak se dy fëmijë për çift.

"Projeksionet vlerësojnë se deri në vitin 2050, Bullgaria do të ketë humbur 39% të popullsisë së saj krahasuar me 1989, Bosnja 37%, Rumania 31%, Serbia dhe Kroacia 24%, dhe Shqipëria 25%" shkruhet në artikull ku theksohet: "Që nga periudha e rënies së komunizmit dhe fundit të luftërave në Jugosllavi, banorët e Ballkanit bënë më pak fëmijë dhe emigruan masivisht".

Që pas viteve 2000, indeksi i fekondimit ra nën nivelin e 2.1 fëmijë për një grua, i cili konsiderohet si tavani që ruan staus quo-në e mpakjes së popullsisë.  Për herë të parë në historinë e lindshmërisë, ky indeks ishte më pak se 2 fëmijë për grua pas vitit 2003, teksa në vitin 2019 ishte më pak se 1.36. Nëse në vitin 1990 në Shqipëri lindnin 82 mijë bebe në një vit, sot kjo shifër ka rënë në 28 500 brenda harkut kohor të 12 muajve.

I trishtë është fakti se popullsia e vendit po mpaket edhe në raport me projeksionet që ka bërë vetë INSTAT i. Instituti ynë i statistikave i përditëson projeksionet për popullsinë një herë në pesë vite, dhe kryen një census ku numëron njerëzit qe jetojnë brenda vendit një herë në 10 vite. 

Në vitin 2019 INSTAT publikoi projeksionet e reja të ecurisë së popullsisë 2019-2031, ku në vitin 2022 popullsia e vendit sipas skenarit pesimist duhej të ishte mbi 2,843,473 persona, por realiteti tregon se aktualisht ajo është 50 mijë persona më pak.

Këto fenomene jo vetëm sjellin një paksim dhe plakje të shpejtë të popullsisë, por ato mbi të gjitha, sipas "The Economist", pengojnë edhe një planifikim afatgjatë të prioriteteve të vendeve që preken nga tkurja e popullsisë. Duke mos ditur trendin e zhvillimit askush nuk mund të mendojë se çdo të bëhet me shkollat e ardhshme fillore apo me politikat e pensioneve.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI