Flash

Policia jep detaje/ Kush është i riu që u plagos në Shkodër

Lapsi.al 19 April 2022
Policia jep detaje/ Kush është i riu që u plagos në

Policia e Shkodrës ka dhënë detaje për plagosjen me armë që ndodhi rreth orës 22:00 të së martës në lagjen “Perash”.

Blutë e këtij qyteti thonë se në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri në këmbë, Edis Reçaj, 28 vjeç, banues në lagjen “Partizani” të këtij qyteti. Sipas të njëjtave burime ai ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Policia thotë se me marrjen e njoftimit për të shtëna me armë zjarri, shërbimet kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, është rrethuar zona, janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e territorit për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve.

“Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për fiksimin e çdo prove të mundshme, që do ti shërbejë hetimit për zbardhjen e ngjarjes” – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Arrestohet polici Taulant Balla

Një punonjës policie me detyre Patrullë e Përgjithshme është prangosur pasi iu gjetën armë zjarri dhe fishekë në banesë. Atij iu kontrollua shtëpia me urdhër...

20:02

Sherr me thika në Elbasan, një i plagosur

Një plagosje me thikë ka ndodhur sëfundmi në Elbasan. Policia bën me dije se ngjarja ndodhi në lagjen “Kala” të qytetit, ku për arsye banale janë konfliktuar dy...

12:10

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI