Flash

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Ishte në kërkim, por shkoi dhe grabiti me armë pikën e postës në Kamëz, i riu i shpëton sërish policisë

Lapsi.al 19 April 2022
Ishte në kërkim, por shkoi dhe grabiti me armë pikën e

Ditën e sotme policia e Tiranës arrestoi një prej autorëve të grabitjes së Postës Shqiptare në Kamëz, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim. Personi i arrestuar është 20-vjeçari Algert Kurti ndërsa në kërkim është shpallur 30-vjeçari, Elis Suçi, i dënuar më parë për veprën penale  “Vjedhja”. Të dy në bashkëpunim me njëri-tjetrin, të maskuar, grabitën nën kërcënimin e armës dje në mesditë, filialin e postës Shqiptare në Kamzë, ku morën 100 mijë lekë dhe u larguan.

Burime bëjnë me dije se 30-vjeçari ka qëlluar ndaj uniformave blu, rreth një vit më parë, gjatë një tentative për ta arrestuar. Ai ka arritur t’iu shpëtojë efektivëve për herë të dytë, ndërsa vijon të jetë në kërkim për ngjarjen e ndodhur dje në Kamëz, ku së bashku me Kurtin grabitën postën. Policia ka sekuestruar një aparat celular dhe veshje, të cilat autorët dyshohet se i kanë përdorur gjatë kryerjes së krimit.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI