Flash

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Zgjedhja e presidentit të ri, Balla tregon datën e seancës së parë në parlament

Lapsi.al 18 April 2022
Zgjedhja e presidentit të ri, Balla tregon datën e seancës

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, njoftoi këtë të hënë se PS do të kërkojë në Konferencën e Kryetarëve më datën 29 Prill që seanca e parë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës të mbahet më 4 maj.

Përmes një konference me gazetarët nga Kuvendi, Balla deklaroi se duke filluar nga sot dhe deri më datë 29 do të ketë një proces të gjatë konsultimesh si me shoqërinë civile, ashtu edhe me forcat e opozitës, në mënyrë që t’i japin Shqipërisë një President siç i ka hije.

“Zgjedhja e Presidentit të Republikës në raundet e parë kërkon një shumië të cilësuar dhe kjo parasheh që ne të kemi një proces konsultimi me qëllim që të identifikojnë se cilat do të ishin tiparet kryesore që duhet të plotësojë President i Shqipërisë, pë r t’i dhënë vendit një president siç i ka hije, një president normal, të kundërt me atë që ka qenë Ilir Meta. Në datën 29 mblidhet Konferenca e Kryetarëve dhe kemi kërkuar që seanca e parë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës të jetë në 4 maj. Koha nuk është e pafundme, ndaj do të doja që procesi i konsultimeve të mbylleJ përpara datës 29 maj. PS për herë të parë po udhëheq këtë process dhe ne duam që ky të jetë procesi model brenda Kuvendit të Shqipërisë”, tha Balla.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI