Flash

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

S'ka punëtorë, hotelet dhe restorantet në Durrës me sytë nga Azia të punësojnë të huaj

Lapsi.al 14 April 2022
S'ka punëtorë, hotelet dhe restorantet në Durrës me

Bizneset e hoteleri-turizmit në vend po ndeshin vështirësi në gjetjen e punonjësve. Ndaj ata detyrohen të punësojnë punonjës nga Azia, dhe veçanërisht nga Filipinet. Në Panairin e Punës që u mbajt në Universitetin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit 150 biznese që operojnë në sektorë të ndryshëm prezantuan ofertat për studentët.

Në Durrës bizneset po ndeshin vështirësi në gjetjen e punonjësve.

Hotelet e restorantet kanë mungesa në staf.

Drejtoresha e një hoteli në Malin e Robit thotë se nëse nuk do të gjejë punonjës shqiptarë do të kërkojë për të huaj.

"Do të shkojmë te stafi i huaj vetëm në rast se do të jetë e nevojshme. Në rast se do kemi mundësi të shfrytëzojmë 100% potencialin që ne kemi këtu dhe pastaj do të shfaqet e nevojshme të vazhdojmë dhe me staf të huaj, patjetër që po do të funksionojë edhe kjo", tha Ekleona Kondi, Drejtore e një hoteli.

Alban Isteri, Kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Durrës shprehet se bizneset po marrin punonjës nga Azia, kryesisht Filipinet.

"Ka mangësi faktikisht në staf sidomos në disa sektorë, sektorin e turizmit dhe atë të prodhimit. Është një zgjidhje e momentin importimi i stafit të huaj sidomos nga vendet aziatike", tha Isteri.

Për të krijuar ura komunikimi mes të rinjve dhe bizneseve në Universitetin Aleksandër Moisiu në Durrës për të dytin vit u zhvillua Panairi i Punës dhe Karrierës.

150 biznese që operojnë në sektorë të ndryshëm prezantuan ofertat për studentët.

"Është një rast shumë i mirë për studentët të cilët mund të kenë një bashkëpunim direkt me biznesin" tha kryebashkiakja e Durrësit.

Vitin e shkuar sipas të dhënave të Universitetit të Durrësit panairi mundësoi punësimin e afro 200 studentëve./ Ora News

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI