Flash

Fact check/ Si manipulon Rama me raportin e amerikan

Lapsi.al 14 April 2022
Fact check/ Si manipulon Rama me raportin e amerikan

Si një rrufe në qiell të pastër, që binte krejtësisht ndesh me ligjërimin që diplomatët amerikanë kanë mbajtur në Tiranë, Raporti i DASH për Shqipërinë u bë refreni i kritikës opozitare. Kjo e detyroi kryeministrin Rama që të reagonte me një postim duke e kaluar në mënyrë qesharake këtë radiografi plot njolla të qeverizjes së tij: “Paska plasur peshku për një raport vjetor të DASH se Amerika na paska thënë më në fund ato që opozitërat paskan thënë që në fillim! Kush e lexon çdo vit këtë raport e di që është aq shumë copy-paste i vitit më parë sa nuk figurojnë as arritjet që DASH i ka thënë vetë gjatë vitit” – shkroi Rama në Twitter.

Por ndaj idesë së kryeministrit se raporti është një kopjim i thjeshtë ndaj vitit të kaluar ka pasur dy qasje kundërshtuese. E para se ndërsa edhe një vitë më parë drejtonte një qeveri e keqe edhe raporti do të qe po një soj i mbushur me kritika. "Është publikuar raporti i DASH. Lexova dje kryeministrin i cili tha se raporti i DASH është Copy Paste. Është copy-paste i vitit të kaluar, dhe korrupsioni është Copy Paste pasi është akoma Edi Rama. Sot nuk do kishim këtë Copy paste po mos të kishim inceneratorët. Mund të kishim një situatë tjetër" tha deputetja e PD Jorida Tabaku sot në Parlament.

Lexo më tej:

Raporti më i keq i DASH në 9 vjet: Korrupsioni ka përfshirë gjithë qeverisjenë

Por nga ana tjetër ka dhe një këndvështrim të dytë. Gazetari Lutfi Dervishi ka bërë një lexim krahasues duke rrëzuar poshtë idenë se raporti i sivjetshëm është identik me atë të vitit 2020.

"Në raportin e 2020 flitet për zgjedhjet parlamentare të 2017 dhe në raportin e 2021 flitet për zgjedhjet e viti të kaluar dhe nënvizohet se OSBE ka shënuar disa defekte si blerja e votës, rrjedhja e të dhënave personale dhe avantazhe të rëndësishme të partisë në pushtet...

Raporti i bërë publik dje nënvizon se për zgjedhjet “Partia në pushtet mori avantazhe të rëndësishme, duke përfshirë kontrollin e saj mbi administratat lokale, dhe nga keqpërdorimi i burimeve administrative. Kjo u përforcua nga pasqyrimi pozitiv i institucioneve shtetërore në media.” Misioni theksoi gjithashtu disa mangësi, duke përfshirë pretendimet e besueshme për blerje të përhapura votash nga partitë politike dhe rrjedhjen e të dhënave personale.

Raporti zbuloi se gazetarët mbetën të pambrojtur ndaj presionit dhe korrupsionit.

Në rapotin e 2020, përmendet shkarazi vrasja e të riut Rasha, ndërsa raporti i bërë publik dje jep hollësi për çfarë ndodhi më pas si dhe i referohet edhe ndalimit të 357 personave 126 prej tyre të mitur pas protesës që pasoi vrasjen e të riut nga policia. Raporti i 2021 i kushton vëmendje edhe 900 mijë të dhënave të qytetarëve që u bënë publike para zgjedhjeve dhe nënvizon faktin që votuesit kanë qenë potencialisht nën presion. Një hetim u nis nga SPAK (vitin tjetër do të shënohen rezultatet 0 të këtij hetimi)" shkruan Dervishi.

Raporti i DASH/ Alibeaj: U konfirmua blerja dhe manipulimi i votës, PD krah SHBA-së

Përpos këtyre, raporti nënvizoi edhe shumë fenomene negative si shkeljet dhe kufizimet e lirisë së shprehjes nga pronarë mediatikë që janë të lidhur me qeverinë; shkeljen dhe kufizimin e së drejtës së pronës, korrupsionin qeveritar si fenomen masiv, emërimet e politizuara në sistemin e drejtësisë, shpërdorimin e pasurisë publike.

Pikërishtë për të gjitha këto ky u konsiderua si raporti më i keq i dhjetë viteve të fundit. Dhe prandaj Rama me stilin e tij të njohur u mundua ta qesharakëzoi atë. Eshtë e vërtetë se 'peshku nuk ka plasur" por është gjithashtu se edhe po të marrim për bazë komentin e Ramës, gjendja nuk është prapë ajo që shihet në propagandën e një qeverie që po e shpie vendin përpara vit pas viti. Sepse edhe nëse vërejtjet janë identikisht të ngjashme me 2020, kjo do të thotë që në rastin më të mirë, jemi në stanjacion.

©Lapsi.al

 

 

 

 

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI