Flash

Aksident i trefishtë në Shkozet

Një aksident i rëndë rrugor me përfshirjen e tre automjeteve ka ndodhur në aksin hyrës të autostradës në Durrë...

20:13

Të arrestuar për korrupsion në Morinë, 32 policët dalin sot për masë sigurie

Lapsi.al 10 April 2022
Të arrestuar për korrupsion në Morinë, 32 policët dalin

32 efektivët e policisë kufitare në pikën e kalimit në Morinë të arrestuar për korrupsion dhe shpërdorimi detyre dalin sot për masë sigurie.

Ata janë:

  1. Laert Shkëlqim Sulo

    2. Ani Xhemal Hoxholli

    3. Emilton Ismet Asllanaj

    4. Halim Azem Shehu

    5. Arben Bajram Kastrati

    6. Arjan Ahmet Sokoli

    7. Dashnor Ali Braha

    8. Elidjana Xhevahir Toçila

    9. Endrit Arben Uka

    10. Fatri Bari Iseberi

    11. Bedri Xhezair Duraku

    12. Avni Hajredin Tershalla

    13. Arben Man Goçi

    14. Reni Isuf Dokolli

    15. Shpëtim Qemal Cenaj

    16. Atli Nazmi Jashari

    17. Klevis Gani Salkurti

    18. Muhamet Qemal Cengu

    19. Rezarta Refat Lako

    20. Vehbi Shukri Nerguti

    21. Vojsava Xhevahir Selmani

    22. Xhuliana Kastriot Maksutaj

    23. Fatri Ruzhdi Braha

    24. Arta Myfit Rredhaj

    25. Gezim Haxhi Duraku

    26. Haqif Elmaz Halilaj.

    27. Kapllan Qazim Dogjani

    28. Mimoza Reshat Shahinaj (Ismailaj).

    29. Xhaferr Bislim Elezi

    30. Sazan Elez Ibra

    31. Sule Demir Onuzi

    32. Urim Ismal Lami (Elezi)

32  efektivët janë arrestuar me urdhër të prokurorisë së posaçme SPAK për akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. Për 17 prej tyre, gjykata e posaçme ka caktuar masën e arrestit shtëpiak, ndërsa 14 të tjerë do të qëndrojnë në arrest shtëpie dhe tre të tjerë  janë pezulluar nga detyra. Operacioni u zhvillua mes Kosovës e Shqipërisë. Zyrtarisht SPAK tha se pas një hetimi 1 vjeçar, janë lëshuar 34 masa sigurie, 32 prej të cilave janë punonjës policie që kanë ushtruar funksione të ndryshme në Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit Kukës. Nga hetimet ka rezultuar se efektivët e policisë i merrnin shuma montera personave të ndryshme që hynin në territorin e Kosovës.

Sipas SPAK ata i kanë kryer veprat penale në bashkëpunim, ku sipas burimeve policët merrnin nga 10 deri në 100 euro personave që kishin sende te paligjshme apo nuk plotësonin dokumentacionin e nevojshëm për të kaluar kufirin. Mësohet se  punonjësit e policisë i bashkonin lekët, dhe në fund i ndanin me njëri-tjetrin. Zyrtarisht Prokuroria e Posaçme thotë se janë dokumentuar 312 episode të veprimeve korruptive të efektivëve të policisë.   Operacioni është zhvilluar  në bashkëpunim me autoritete kosovare, vazhdën e aksionit “Pika”, ku Inspektorati Policor i Kosovë zbarkoi edhe në pikën kufitare në Vërmicë, pas identifikimit të zyrtarëve policorë që dyshohen të jenë të përfshirë në disa vepra penale. Në kuadër të këtij operacioni, më 14 mars, Policia dhe Prokuroria Speciale kishte një aksion të quajtur “Pika” e ku ishin arrestuar 48 policë.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI