Flash

Aksident i trefishtë në Shkozet

Një aksident i rëndë rrugor me përfshirjen e tre automjeteve ka ndodhur në aksin hyrës të autostradës në Durrë...

20:13

I armatosur me pushkë dhe municion luftarak, arrestohet pronari i servisit në Dibër

Lapsi.al 10 April 2022
I armatosur me pushkë dhe municion luftarak, arrestohet pronari i servisit

Pronari i një servisi në Peshkopi është arrestuar për armëmbajtje pa leje. Policia njofton se gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e një servisi makinash gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë dhe 60 copë fikshek.

Në përfundim të veprimeve është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, pronari 33 vjeçar i se3rvisit, banues në Peshkopi.

"Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohet  një armë zjarri pushkë dhe një sasi municioni luftarak. Arrestohet në flagrancë 33-vjeçari që i posedonte. Në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e personave që mbajnë dhe qarkullojnë me armë zjarri,  strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Dibër në bashkëpunim me forcat “Shqiponja”, kanë goditur një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e një servisi automjetesh në pronësi të shtetasit  R. S., gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë dhe 60 copë fikshek.

Në përfundim të veprimeve është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, shtetasi R. S. 33 vjeç, banues në Peshkopi. Materialet i hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër,  për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI