Flash

Bordi vendos çmimet e reja për shitjen e naftës, benzinës e gazit

Lapsi.al 8 April 2022
Bordi vendos çmimet e reja për shitjen e naftës, benzinës
Bordi i Transparencës i mbledhur këtë të premte vendosi çmimet e reja të shitjes së karburanteve në vendin tonë. Deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, nafta do të shitet me 219 lekë për litër, benzina me 205 lekë për litër ndërsa gazi me 115 lekë për litër. Në krahasim me mbledhjen e kaluar pa pasur një ulje të çmimit të naftës dhe benzinës pasi nafta shitej me 228 lekë për litër ndërsa benzina me 208 lekë. I pandryshueshëm ka mbetur çmimi i gazit.

NJOFTIMI I PLOTË: 

Bordi i Transparencës i mbledhur në datë 8 Prill 2022 vendosi çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas. Këto çmime reflektojnë ndryshimet që janë shfaqur në tregjet ndërkombëtare. Nisur sa më sipër, bazuar në metodologjinë e ndërtimit të çmimeve sipas nenit  21/5 të Aktit Normativ,  Bordi vendosi:

Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me shumicë të produkteve për datën 08.04.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë:

207 Lekë/litri për gazoilin;

193 Lekë/litri për benzinën;

103 Lekë/litri për gazit të lëngshëm të naftës.

Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me pakicë të produkteve për datën 08.04.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë:

219 Lekë/litri për gazoilin;

205 Lekë/litri për benzinën;

115 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës.*( çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Vendimi i Bordit hyn në fuqi  dhe do reflektohet në datë 08.04.2022, ora 18.00 p.m, deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

VIJON...

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI