Flash

Trafikonin makina të vjedhura nga Kosova, burg ndaj 6 anëtarëve të grupit kriminal

Lapsi.al 7 April 2022
Trafikonin makina të vjedhura nga Kosova, burg ndaj 6 anëtarëve

Gjykata e Apelit të Posaçëm Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka miratuar masën e arrestit me burg ndaj 6 anëtarëve të grupit kriminal që merrej me vjedhje makinash në Kosovë, e më pas i shisnin në Shqipëri.

Të paktën deri ne përfundim të hetimeve do qëndrojë në burg ish-oficerja e Operacionales, Vojsava Doda, efektivi i policisë Kukës, Endi Ahmetaj dhe shtetasit Selaudin Shahini, Aurel Shatri, Ndriçim Shahini dhe Ervis Cara.

Ndaj tyre SPAK ka ngritur akuzën për “trafik të mjeteve motorike” dhe “grup të strukturuar kriminal”. Sipas SPAK, anëarët e këtij grupi kriminal vidhnin automjete në Kosovë, e më pas u montonin targa shqiptare dhe nuk i regjistronin në kufi.

Sipas SPAK ky grup drejtohej nga Selaudin Shahini, ndërsa të arrestuarit e tjerë ishin miq e lidhje shoqërore të tij. Në masën e arrestit në shtëpi për këtë çështje është duke u hetuar edhe efektivi tjetër i policisë Fatri Braha, me detyrë në Pikën Kufitare të Morinës, ndaj tij gjykata caktoi masa e arrestit të shtëpisë, por ai nuk e apeloi vendimin e shkallës së parë. Braha po hetohet për shpërdorim detyre.

Të këshilluara

Lezha prej orësh pa energji elektrike

Pjesa më e madhe e Lezhës përfshi edhe qytetin janë përballur me mungesë të energjisë elektrike qe prej orës 03:00 të mëngjesit të sotëm. Mësohet se nënstaci...

10:22

Shkronja “Z” kudo në Mitrovicën e Veriut

Dragani nga Mitrovica e Veriut, një komunë me shumicë serbe që gjendet në veri të Kosovës, thotë se nuk guxon të shprehë publikisht mendimin e tij për përdorimi...

10:29

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI