Flash

Mjekuan në shtëpi Nuredin Dumanin/ Lirohet kirurgu Julian Malaj, detyrim paraqitje për mjekun tjetër dhe infermierin

Lapsi.al 3 April 2022
Mjekuan në shtëpi Nuredin Dumanin/ Lirohet kirurgu Julian Malaj,

Mjekët Bledi Bërdalli dhe Julian Malaj si dhe infermieri Ermal Gjeci, të cilët mjekuan dhe ndihmuan të shumëkërkuarin Nuredin Dumani, kanë dalë sot para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë. Mjekët akuzohen për moskallëzim krimi, pasi nuk raportuan në polici se kishin mjekuar Dumanin. Në deklarimet e tyre ata kanë thënë se nuk e njihnin atë dhe as kishin dijeni për të shkuarën e Dumanit.

Mësohet se kirurgu Julian Gjeco është liruar. Gjykata ka vendosur për të detyrim paraqitjeje. Kurse për Julian Malajn, ndihmës mjekun është vendosur arrest shtëpie.

Ditën e shtunë, Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg bashkëpunëtorin e Nuredin Dumanit, Henrik Hoxhajn, ndërsa e dashura e tij, 20-vjeçarja nga Kosova Mirjet Hajdini është lënë në 'detyrim paraqitje'. Përpara trupit gjykues ajo është shprehur se nuk e dinte të shkuarën e Nuredin Dumanit, pasi ai i ishte prezantuar me emër tjetër.

Të gjithë të këta persona u arrestuan pas përplasjes me armë në Elbasan, mes Talo Çelës dhe Dumanit, ku ky i fundit shkoi t'i bënte atentat, por mbeti vetë i plagosur.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI