Flash

E rëndë në Kuçovë/ I riu bie nga soleta e një banese ku ishte duke montuar një panel diellor

Lapsi.al 1 April 2022
E rëndë në Kuçovë/ I riu bie nga soleta e një

Moti i keq dhe era e fortë ka regjistruar viktimën e parë në qytetin e Kuçovës. Një 26-vjeçar, Majkëll Vrapi, që ishte duke punuar për montimin e një paneli diellor në shtëpinë e një të afërmi të tij, ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme. Vrapi ra nga soleta e shtëpisë si pasojë e erës, por rrëzimi nga një lartësi rreth 3 metër i shkaktoi të riut fraktura dhe shembje në të gjithë trupin.

Majkëll Vrapi u gjet pa ndjenja në tokë dhe u transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat. Ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje të menjëhershme kirurgjikale por për shkak të gjendjes së tij të rënduar, 26-vjeçari u transportua drejt Spitalit të Traumës në Tiranë ku nuk mundi t'i mbijetonte plagëve.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI