Flash

Në spital me plumb në mushkëri, merret vendimi për Nuredin Dumanin

Lapsi.al 1 April 2022
Në spital me plumb në mushkëri, merret vendimi për Nuredin

Është mbajtur sot në spitalin e Traumës seanca për masën e sigurisë ndaj Nuredin Dumanit, i cili akzuohet për disa ngjarje kriminale të ndodhura në vendin tonë. Mësohet se ndaj tij është dhënë masa e "arrestit me burg", në orën 12:10.

Vendimi u dha në spital ku Dumani është shtruar prej dy ditësh për shkak se ishte i plagosur dhe u detyrua të kryente një ndërhyrje kirurgjikale. I shumëkërkuari është arrestuar në Fier gjatë operacionit të zhvilluar nga RENEA. Dumani ka qenë i përfshirë në ngjarjet e pasdites në Elbasan, ku u krye atentat ndaj Talo Çelës, një prej emrave më të kërkuar nga drejtësia shqiptare.

Dumani është plagosur në shpatull gjatë përplasjes në Elbasan. Ai mori ndihmën e parë në spitalin e Fierit dhe u transportua drejt Tiranës nën masa të rrepta sigurie.

 

 

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI