Flash

Çantat që i duhen me patjetër garderobës tuaj

Lapsi.al 1 April 2022
Çantat që i duhen me patjetër garderobës tuaj

Çdo gjë ka kufirin e saj, kjo thënie vlen edhe për çantat. Është aksesori më i rëndësishëm për një grua. Zonjat apo zonjushat mund të kenë më shumë se dy çanta në dollapin e tyre, por ka dhe nga ato që mund t'u gjesh nga një çantë në çdo cep të shtëpisë. Pavarësisht nëse keni pak apo shumë çanta në gardërobë, nëse e keni vënë re, ju përdorni vetëm disa prej tyre dhe pjesa tjetër mbetet në harresë. Ato që ju nevojiten janë vetëm 4 çanta thelbësore, që do t'i keni në dorë për çdo rast.

Trendi kryesor i viteve 1990 është kthyer! Është praktike dhe duket mahnitëse me pothuajse gjithçka, përfshirë kostumet serioze si dhe veshjet 'casual'. Plus është një zgjedhje e shkëlqyeshme gjatë pushimeve ose gjatë një udhëtimi, pasi mbani të gjitha gjërat e rëndësishme në një pjesë komode të trupit, si dhe nuk duhet të shqetësoheni nëse dikush mund të vjedhë ndonjë send me vlerë nga çanta.

Çanta e përditshmërisë

Kjo është çanta që bëhet pjesë e pandashme e juaja. Në varësi të punës apo të aktivitetit ditor që keni, mund të zgjidhni çantë të vogël, mesatare ose të madhe. Sigurohuni që të zgjidhni një ngjyrë që do të përshtatet me ngjyrat e rrobave tuaja të përditshme.

Çantë 'Cross Body'

Ky stil do t'ju japë një liri të madhe gjatë lëvizjes. Duket më mirë sesa një çantë shpine. Zgjidhni atë që nuk është shumë e rëndë dhe me gjatësi mesatare. Një madhësi e vogël nuk do të jetë aq funksionale sa të mbartësh gjërat e tua të nevojshme. Në tërësi, është një çantë jashtëzakonisht e kombinueshme dhe e rehatshme.

Çantë 'tote'

Kjo është një tjetër çantë që i duhet çdo gruaje. Shumica e grave e përdorin për të mbajtur të gjitha gjërat e tyre me vete dhe nga ana tjetër të duket me stil dhe profesionale. Kjo çantë është ideale për të mbajtur një kompjuter portativ. Me pak fjalë, kjo është çanta që duhet të merrni me vete për në punë.revistaclass

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI