Flash

Anila Prifti vlerësohet me çmimin "Fatos Baxhaku": Gazetaria është gjymtuar, por unë mbijetova

Lapsi.al 1 April 2022
Anila Prifti vlerësohet me çmimin "Fatos Baxhaku":

Pjesëmarrja në konkursin kombëtar të shkrimeve, Fact Checking, ka shpërblyer me çmimin e parë "Fatos Baxhaku", gazetaren me një kontribut të gjatë në median shqiptare, Anila Priftin.

Në fjalën e saj, pasi tërhoqi çmimin, Prifti përmendi paragjykimet që e shoqërojnë gazetarin sot dhe betejën e saj për t'ia dalë mbanë në realizimin e kësaj pune me integritet, pa rënë ndesh me parimet e këtij profesioni.

"Prej shumë vitesh, njerëzit besojnë fort se një gazetar në vendin tonë nuk është i drejtë. Sepse ai ose gënjen ose i thonë të gënjejë. Dhe për pasojë nuk na duan.

Një gazetar sot nuk tregon dot atë që shikon. Një gazetar sot mbase edhe fle i qetë për këtë gjë. Për pasojë, ai trajtohet pa integritet.

Gazetaria është gjymtuar, ndoshta dhe sëmurë për gjithë jetën.

Unë mbijetova, por shumë të tjerë jo.

Tek ‘Dyert e Renda të Shtetit’, Fatos Baxhaku shkruante: Kur gjërat nuk venë mirë sa duhet, të shndërrohen aq familjare dhe normale saqë të mos ua vesh më veshin. Nis e mësohesh ngadalë me to, si me një dhembje të vjetër trashëguar nga motet e fëmijërisë”.

Përpiquni që kjo të ndryshojë!

Ju faleminderit! ", u shpreh gazetarja Anila Prifti.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI