Flash

Ndihma ekonomike për një familje në Shqipëri sa 18% e kufirit ekstrem të varfërisë

Lapsi.al 30 March 2022
Ndihma ekonomike për një familje në Shqipëri sa 18% e

Në një afat të shkurtër Shqipëria do të përballet me një valë njerëzish që nuk janë të mbrojtur nga skema e sigurimeve shoqërore për shkak të informalitetit të lartë në tregun e punës dhe nevojat për mbështetje financiare nga buxheti do të rritet. Në memorandumin ekonomik me Shqipërinë që u publikua këto ditë Banka Botërorë e fokusoi analizën e saj në fleksibilitetin e tregut të punës dhe në mbrojtjen e ndaj shtresave të varfra. Pas një analize në detaje Banka sugjeroi se, Qeveria e Shqipërisë duhet të marrë në konsideratë forcimin e mëtejshëm të programeve të saj të asistencës sociale, veçanërisht të Ndihmës Ekonomike, përtej funksionit të saj aktual që ofron mbështetje e përkohshme për njerëzit e varfër.

Ndihma ekonomike për një familje me një person aktualisht është sa 6.5 % për qind të pagës minimale, 13 për qind e pagesës së papunësie dhe 25 për qind të pensionit social. Për një familje përfituese me dy të rritur dhe dy fëmijë, përfitimi është i barabartë me 18.5 për qind të kufirit të varfërisë ekstreme prej 3,20 dollarë amerikanë në ditë dhe 10,7 për qind të varfërisë relative 5,50 USD në ditë, përllogarit Banka.

Pas reformës në vitin 2018, programi i ndihmës Ekonomike (NE), duket se po arrin në mënyrë efektive familjet e varfra, mirëpo pavarësisht këtyre përmirësimeve, mbulimi me ndihmë ekonomike mbetet e ulët në krahasim me nevojat. Më 2019 të dhënat tregojnë se 73.5 për qind e përfituesve të NE përfaqësojnë tridhjetë për qind e më të varfërve të popullsisë. Po pavarësisht këtyre përmirësimeve, mbulimi me Ndihme Ekonomike mbetet e ulët në krahasim me nevojat.

“Aktualisht trajtohen me ndihmë ekonomike afërsisht 9 % të popullsisë në vend, ndërkohë që varfria është e përhapur në 38% të popullsisë në Shqipëri më e larta në Ballkanin Perëndimor”, cilëson Banka, duke theksuar se mbulimi mbetet shumë i ulët në raport me nevojën.

Në vitin 2018, Shqipëria shpenzoi afërsisht 1.35 për qind të PBB-së ndihma sociale (nga e cila 25 për qind u nda për NE), e cila është përsëri e ulët në krahasim me vendet e tjera. Të dhënat sugjerojnë që Shqipëria mund të konsiderojë zgjerimin e mbulimit të familjeve të tjera të varfra me ndihmë ekonomike. Një zgjerim i tillë mund të jetë menaxhohet brenda sistemit ekzistues të targetimit sugjeron banka. Banka i sugjeroi Shqipërisë ta bëjë ndihmën ekonomike të aksesueshme për më shumë njerëz të varfër, por kërkoi edhe rritjen e nivelit të saj në raport me kufijtë e varfërisë 3,2 dhe 5,5 dollarë në ditë.

Vlera e përfitimit duhet të rishikohet vit pas viti bazuar në një metodologji të posaçme për këtë qëllim, referoi BB. Teksa pensionet dhe paga indeksohen vit për vit me inflacionin, kjo nuk ndodh me ndihmën ekonomike./MONITOR

https://www.monitor.al/ndihma-ekonomike-per-nje-familje-ne-shqiperi-sa-18-e-kufirit-ekstrem-te-varferise/

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë

Sipas MeteoAlb Paraditja do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave, të cilat parashikohet që më të dukshme të jenë në zonat ma...

07:37

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI