Flash

Me dy armë me vete, zbulohet i arrestuari që shoqëronte Nuredin Dumanin

Lapsi.al 30 March 2022
Me dy armë me vete, zbulohet i arrestuari që shoqëronte Nuredin

I shumëkërkuari Nuredin Dumani u arrestua mbrëmjen e djeshme pas  një operacioni nga forcat RENEA, vetëm dy orë pas atentatit ndaj Talo Çelës. Ndërkohë detaje të reja kanë dalë nga ky arrestim që u krye mbrëmjen e djeshme në qytetin e Fierit, vetëm pak orë pas përplasjes me armë që u përfshi në qytetin e Elbasanit. Mësohet se gjatë operacionit bashkë me Nuredin Dumani u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shetasit Henrik Hoxhaj, 40 vjeç, i cili u kap i armatosur me një armë zjarri pistoletë në brez dhe një pistoletë në automjet. Gjatë operacionit policor, u kapën edhe dy persona të tjerë për të cilët po punohet për sqarimin e pozitës së tyre si dhe lidhjet që ata kanë me personin e shumë kërkuar Nuredin Dumani.

Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano doli në konferencë në orën 1:00 të mëngjesit, ku dha detaje nga atentati i ndodhur pasditen e së martës në Elbasan.

“Nuredin Dumani në momentin e kapjes ishte i plagosur me armë zjarri. Gjendja e tij sipas mjekëve është e stabilizuar dhe pas ndihmës së parë ne qytetin e Fierit është transportuar për në spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore. Deri tani janë kapur e sekuestruar dy armë zjarri pistoletë dhe dy armë zjarri  kallashnikov, (një kallashnikov është sekuestruar nga Policia e Elbasanit)“, tha Nano në konferencë.

 

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë

Sipas MeteoAlb Paraditja do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave, të cilat parashikohet që më të dukshme të jenë në zonat ma...

07:37

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI