Flash

Banditët Talo Çela dhe Nuredin Dumani lajnë hesapet me Kallashnikov në Elbasan (FOTO&VIDEO)

Lapsi.al 30 March 2022
Banditët Talo Çela dhe Nuredin Dumani lajnë hesapet me

Kanë lënë pas shumë miq dhe shokë të vrarë përmes një historie grabitjesh që e trondit vendin rregullisht, por dy banditët Talo Çela dhe Nuredin Dumani kanë gjetur sërish terren të lirë për të provuar ta vrasin njëri-tjetrin.

Sërish në të njëjtën zonë, aty ku kanë ndodhur atentate dhe vrasje të tjera, të njëjtët personazhe kanë rikthyer sherrin e vjetër nën hundën e policisë.

Ende nuk është e qartë se çfarë ndodhi mbrëmjen e kësaj të marte në Elbasan, por kur policia raportoi për të shtëna me armë në fshatin Papër të Elbasanit, një makinë të goditur nga breshëritë e plumbave dhe brenda saj, një shishe benzinë, menjëherë u kuptua se ngjarja ndodhi në zonën e influencës së Talo Çelës.

I shumëkërkuar nga policia prej disa vitesh, por ende i lirë pranë shtëpisë së tij, Talo Çelës i faturojnë disa vrasje. Diku thonë se ka vrarë 4 persona, diku 5, ndërsa e sigurtë është se pas grabitjes në Rinas, ai u shndërrua një ndër personat më të rrezikshëm në Shqipëri.

Njësoj edhe për ish-mikun e tij, Nuredin Dumanin. Edhe ai me 6 apo 7 vrasje në dosjen kriminale, një kriminel po aq i rrezikshëm, me mision për të vrarë Talo Çelën.

Disa vite më parë, në të njëjtën zonë kishte vrarë vëllain e tij, Bujar Çelën.

Në listën e të vrarëve janë vëlleëzit, Besmir dhe Viktor Haxhia, Dorian Shkoza, Anxhelo Avdia, Klevis Kapllani

Por megjithëse janë në top listën e personave të kërkuar, në vend të fshihen nga frika e policisë, kanë arritur ta gjejnë njëri-tjetrin.

Mendoni pak! E gjithë policia supozohet se i kërkon prej vitesh në çdo skutë. Por ndërkohë ata vazhdojnë vrasjet dhe grabitjet, konfliktohen me njëri-tjetrin, organizojnë vrasje të tjera sërish duke qenë në kërkim, arrijnë ta gjejnë njëri-tjetrin dhe të provojnë të vriten sërish.

Kulmi është që disa vite më parë, Talo Çela dha edhe një intervistë, ku tregonte se nuk kishte gisht në vrasjen e dy vëllezërve Haxhia, të cilët e kishin strehuar për t’iu fshehur.

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/03/WhatsApp-Video-2022-03-29-at-11.24.34-PM.mp4"][/video]

Më inekzistente se kaq policia nuk mund të ishte. Më terren të lirë lirë se kaq, banditët nuk mund të kishin. Lajmi i mirë është se të paktën, njëri prej tyre, Nuredin Dumani më në fund u arrestua. Në kurriz ka një plumb nga përplasja me armë me Talo Çelën. Ky i fundit mbetet në arrati. Ashtu siç ka qenë prej vitesh./Lapsi.al

Video KËTU, kur Talo Çela jep intervistë nga arratia dhe flet për Nuredin Dumanin.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI