Flash

Detajet nga urdhër arrestet për inceneratorët/ I prangosur kreu i Albpetrol dhe administratori në Fier (Emrat)

Lapsi.al 29 March 2022
Detajet nga urdhër arrestet për inceneratorët/ I prangosur kreu i

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) ka firmosur 20 urdhër-arreste për çështjen e aferës korruptive të inceneratorëve. Deri në këtë fazë janë ekzekutuar nga policia 7 prej tyre, 5 të tjerë janë shpallur në kërkim dhe 8 do të hetohen në gjendje të lirë.

Në pranga ka përfunduar drejtori i Albpetrol Florian Muçaj, i cili më parë ka qenë anëtar i Komisionit të Prokurimit për incineratorin e Fierit. Një tjetër i akuzuar është Loran Dusha, administrator i Inceneratorit të Fierit, që është në pronësi të “Integrated Technology Services”. Po ashtu urdhër arresti është lëshuar edhe për Ariola Kodrën, administratore e inceneratorit të Tiranës.

Kujtojmë se prej muajsh në SPAK vijojnë hetimet për çështjen e inceneratorëve pas denoncimeve të ardhura nga forcat politike të opozitës. Në lidhje me këtë çështje u ngrit një Komision Hetimor, i cili për të dëshmuar disa administratorë dhe punonjës të 3 inceneratorëve, të Fierit, Elbasanit dhe të Tiranës. Nga gjetjet në këtë Komision si dhe nga hetimet e SPAK, janë lëshuar urdhër arrestet për zyrtarët dhe biznesmenët. Ndërkohë, opozita akuzon qeverinë se dëmi i shkaktuar nga afera e inceneratorëve kap shifrën e 4.3 milionë eurove. Megjithatë mes këtyre urdhër arresteve mësohet se nuk ka asnjë kërkesë për zyrtarë të lartë, deputetë apo ministra nga ana e SPAK.

Më parë për aferën korruptive është arrestuar ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe janë shpallur në kërkim ndërkombëtar administratorët e inceneratorëve: Klodian Zoto dhe Stela Gugallja.

 

 

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI