Flash

"Deputetë të arrestuar për inceneratorët?"/ Kuvendi tregon nëse ka marrë kërkesë nga SPAK

Lapsi.al 29 March 2022
"Deputetë të arrestuar për inceneratorët?"/

Këtë të martë SPAK firmosi 20 urdhër-arreste për çështjen e inceneratorëve. SPAK këtë herë ka hetuar procedurën që është ndjekur për inceneratorin e Fierit, ku ka rezultuar se ka pasur shkelje të rënda. Në pranga kanë përfunduar emra si Florian Muça, anëtar i Komisionit të vlerësimit të ofertave për inceneratorin e Fierit dhe aktualisht drejtor në kompaninë “Albpetrol”, Loran Dusha, administrator i inceneratorit të Fierit apo edhe Ariola Kodra, administratore e inceneratorit të Tiranës. Megjithatë mes këtyre urdhër arresteve deri më tani, duke iu referuar burimeve të konfirmuara pranë Kuvendit të Shqipërisë, mësohet se nuk ka asnjë kërkesë për zyrtarë të lartë, deputetë apo ministra nga ana e SPAK.

Në rastin e deputetëve SPAK duhet të marrë leje nga Kuvendi, ndërkohë që mësohet se një kërkesë e tillë nuk ka mbërritur pranë Komisionit të Mandateve dhe Imuniteteve.

“Ky është momenti i dytë që SPAK firmos urdhër-arreste, pas atij për ish-ministrin Lefter Koka. SPAK ka tre dosje, një për Elbasanin, një për Tiranën dhe tjetri për Fierin. Tashmë janë arrestime të zyrtarëve të rolit bazë, që janë marrë me çështje të administrimit. SPAK nuk është marrë më çështjen e parave, si në rastin e ish-ministrit Koka që dyshohet se kishte përfituar një shumë të konsiderueshme parash në formën e ryshfetit. SPAK është marrë me procedurën që është ndjekur për inceneratorin e Fierit, ku ka rezultuar se ka pasur shkelje të rënda. Duke qenë një çështje e shtrirë në kohë, që nga oferta e pakëruar, SPAK është kapur moment pas momenti. Ka pasur sinjalizim për arrestime dhe për inceneratorin e Tiranës. ”, shprehet gazetarja Klodiana Lala.

Kujtojmë se për çështjen e Inceneratorëve është arrestuar ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe janë shpallur në kërkim ndërkombëtar administratorët e inceneratorëve: Klodian Zoto dhe Stela Gugallja.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI