Flash

Gafa e Biden/ Shtëpia e bardhë dhe Blinken korigjojnë deklaratën kundër Putinit

Lapsi.al 27 March 2022
Gafa e Biden/ Shtëpia e bardhë dhe Blinken korigjojnë

Shtëpia e bardhë dhe diplomacia amerikane po mundohen të korigjojnë me urgjencë deklararat e presidentit Biden në Poloni, që u etiketuan nga senatori republikan, Jim Risch si "gafë e tmerrshme". Risch e qortoi Bidenin duke i kërkuar të qëndrojë "brenda skenarit" pas fjalimit që u komentua si thirrje për ndryshim regjimi në Rusi.

Joe Biden sulmoi Vladimir Putinin në një fjalim emocionues në Varshavë të shtunën, duke thënë: "për hir të Zotit, ky njeri nuk mund të qëndrojë në pushtet".

Ai gjithashtu paralajmëroi Putinin që të mos i projektojë ambiciet e tij jashtë Ukrainës: "as mos mendoni të prekni një centimetër të territorit të NATO-s”.

Të nesërmen, Shtëpia e Bardhë u detyrua të korigjonte me shpejtësi thirrjen e presidentit Biden. “Qëndrimi i presidentit ishte se Putini nuk do të lejohet të ushtrojë pushtet mbi fqinjët e tij apo rajonin”, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

Ndëra sekretari i shtetit Blinken tha se Shtetet e Bashkuara nuk parashohin një  ndryshim të regjimit në Rusi. Ai e bëri këtë deklaratë gjatë një konferencë shtypi në Jerusalem, së bashku me kryeministrin e Izraelit."Shtetet e Bashkuara nuk po kërkojnë 'ndryshim regjimi' në Moskë apo askund tjetër në botë" tha ai.

Edhe presidenti francez, Emmanuel Macron reagoi të dielën, më 27 mars, kundër këtyre deklaratave dhe "përshkallëzimit të fjalëve dhe veprimeve", një ditë pas komenteve të Joe Biden, që e përshkroi liderin autokrat rus si një "kasap" i cili "nuk mund të qëndronte në pushtet".

“Nuk do të përdor këtë lloj fjalori sepse unë vazhdoj të diskutoj me presidentin Putin”, deklaroi kreu francez i shtetit, i cili kërkoi të shmanget “përshkallëzimi i fjalëve, veprimeve” për të “ndaluar luftën që Rusia nisi në Ukrainë”.

Biden e pati etiketuar Putinin si një kasap pasi vizitoi refugjatët ukrainas. Presidenti amerikan kaloi gati një orë takim me refugjatët, gra dhe fëmijë, të cilët u larguan nga Ukraina.

Komenti i presidentit amerikan erdhi pasi Rusia bombardoi Lviv, një qytet në Ukrainën perëndimore rreth 245 milje nga kufiri me Poloninë.

Pas zhurmës që këto qëndrime shkaktuan në SHBA dhe tek aleatët perendimorë Sekretari i Shtetit Antony Blinken u mundua të korigjojë qëndrimin të dielën duke qetësuar se Shtetet e Bashkuara nuk po kërkonin 'ndryshim regjimi' në Moskë.

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI