Flash

Dalin emailet/Djali i presidentit Biden drejton laboratorët e armëve biologjike në Ukrainë

Lapsi.al 26 March 2022
Dalin emailet/Djali i presidentit Biden drejton laboratorët e armëve

Emri i djalit të presidentit amerikan, Joe Biden ka dalë sërish në skenë këto ditë kësaj here i akuzuar nga zëdhënësi i Kremlinit. Hunter Biden u akuzua nga Dmitri Peskov se është i përfshirë në menaxhimin e laboratorëve të zhvillimit të armëve kimike në Ukrainë, (veçanërisht antraksin), së bashku me miliarderin George Soros. Peskov u shpreh se Rusia do të kërkojë shpjegime për përfshirjen e mundshme të Hunter Biden në këto laboratorë.

Sipas britanikes Daily Mail, akuzat e Moskës ndaj Hunter Biden vërtetohen në disa emaile që gjenden në kompjuterin e djalit të presidentit të Shteteve të Bashkuara. Emailet që Daily Mail publikon në faqen e saj zbulojnë rolin e djalit të presidentit në sigurimin e miliona dollarë fonde për Metabiota, një kompani e specializuar në kërkimin e sëmundjeve që shkaktojnë pandemi dhe që më pas mund të përdoren si armë. Emailet shpjegojnë se Hunter Biden e prezantoi Metabiota-n me një kompani ukrainase të gazit, Burisma, për një "projekt shkencor" lidhur me laboratorët e biosigurisë në Ukrainë.

Në këto email-e pasqyrohet qartë sesi Hunter dhe kolegët e tij diskutojnë me emocion për monitorimin e të dhënave mjekësore nga kompania dhe si kjo mund të bëhet një mjet thelbësor për qeveritë dhe kompanitë që kërkojnë të dallojnë shpërthimet e sëmundjeve infektive. Emailet tregojnë se Hunter ishte gjithashtu veçanërisht i përfshirë në operacionet e Metabiota në Ukrainë.

Aktiviteti i Hunter Biden kishte rënë në sy të një ish-oficeri të CIAs.

“Babai i tij ishte zv.president i SHBA ndërsa Hunter anëtar bordi i një kompanie të dyshimtë gazi në Ukrainë dhe gjithashtu i lidhur me kërkime bio-ushtarake,” tha Sam Faddis për të përditshmen britanike Daily Mail.

“Sigurisht që Rusia mund të përfitojë nga një propagandë e tillë, por kjo nuk ndryshon faktin se këtu ka diçka që nuk shkon”, shton hetuesi.

Pak ditë më parë New York Times konfirmoi se përmbajtja e laptopit që i përket djalit të presidentit është autentike. Ky PC, të cilin djali i Biden e la në një dyqan riparimi në Delaware në vitin 2019, përmbante një sërë emailesh në lidhje me aktivitetet e tij të biznesit me kompani të ndryshme, përfshirë Burisma-n.

Gjatë fushatës presidenciale 2020, republikanët akuzuan Joe Biden për formësimin e politikës së jashtme të SHBA-së në Ukrainë në shërbim të interesave të djalit të tij. ©Lapsi.al

 

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI