Flash

Gjykata njeh Berishën, por thellon çarjen në PD

Lapsi.al 25 March 2022
Gjykata njeh Berishën, por thellon çarjen në PD

Gjykata e Tiranës i ka njohur këtë të premte "pronësinë" e Partisë Demokratike Sali Berishës dhe mbështetësve të vet, duke e thelluar edhe më tepër krizën, në vend që ta zgjidhte atë.

Në vendimin e dhënë nga gjyqtari Agron Zhukri, njihen aktet e Kuvendit Kombëtar të PD-së të mbajtur më 11 dhjetor 2021, nga grupi i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike. Regjistrimi i kuvendit të mbajtur në stadiumin kombëtar, i hap rrugën idhtarëve të foltores të marrin vulën e partisë, të hyjnë në godinën zyrtare dhe së fundi të drejtojnë PD deri sa ajo të zgjedhi forumet e reja drejtuese.

Por në fakt situata nuk duket kaq e thjeshtë. Sepse pjesa e derejtuesve dhe deputetëve që ka lënë Lulzim Basha pas vetes e kundërshton me forcë këtë vendim. Në qendër të kundërshtisë qëndron, Agron Zhukri, gjyqtari që e mori atë. Sipas kundërshtuesve, ky gjyqtar që nuk e ka kaluar vettingun, është në konfikt të pastër interesi, sepse bashkëshortja e tij ka qenë sekretare e Sali Berishës. Madje mediat pranë grupimit të Bashës kanë nxjerrë edhe një dokument, ku Zhukri kërkon të tërhiqet nga një proces i vitit 2018, mes Ramës dhe Berishës, duke përdorur si argument konfiktin e interesit.

Në shkresën e publikuar, Agron Zhukri paraqet dorëheqjen nga kjo çështje, duke shkruar se bashkëshortja e tij “Rrezarta Zhukri (Kushi) ka qenë sekretare personale dhe shefe e Administratës e Sali Berishës, njëkohësisht edhe anëtare e Partisë Demokratike dhe është në marrëdhënie miqësie me të”.

Me të njëjtin motiv Zhukri donte të hiqte dorë edhe nga ky proces por kërkesa e tij nuk u pranua nga gjykata e Tiranës.

Duke nisur nga kjo përkatësi Gazmend Bardhi e sulmoi një ditë përpara vendimit ashpër gjyqtarin. Ai hodhi akuza se ishte i ndikuar nga një deputet pranë Berishës dhe e kërcënoi atë:“nëse gjyqtari ka vendosur të hedhë veten në erë, është i lirë, i ka thënë burgut hapu”.

Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe shefi i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj, pas shpalljes së vendimit duke e quajtur atë të pavlefshëm: "Në tejkalim të ligjit, gjyqtari ka marrë në shqyrtim çështjen. Ne kemi bërë një ankim për regjistrimin e Kuvendit të datës 18 dhjetor dhe çështja është në apel. Gjyqtari i sotëm nuk ka pasur një dosje. Gjyqtari ka marrë një vendim pa pasur prova, pa pasur dosje, pa pasur palë”, tha Alibeaj.

Por sado i paragjykuar dhe palë të ketë qenë gjyqtari Zhukri, ai ka marrë një vendim që është në të njëjtën linjë me atë që publiku ka parë me sytë e tij. Kuvendi i mbledhur nga Berisha në 11 dhjetor kishte mbështetjen e shumicës së antarësisë. Ai ishte produkt i nënshkrimeve vullnetarë të delegatëve dhe çdo përpjekje për të mos njohur atë do të qe një manipulim skandaloz.

Po a e zgjidh ky verdikt i drejtësisë krizën në përtinë më të madhe të opozitës? Nga shenjat e para duket se jo. Sepse sinjalet janë që ai mund të shërbejë si një mollë e re sherri për drejtimin, selinë dhe vulën e PD-së.

Sipas mbështetësve të Berishës vendimi i gjykatës është i pa apelueshëm dhe për rjedhojë ajo që Basha quante kryesi konsiderohet e shkarkuar, vula që ata përdornin është nul dhe uzurpuesit duhet të dorëzojnë zyrat. Juristët e komisionit të rithemelimit pretendojnë vendimet për regjistrimin e ndryshimeve janë vendime që merren pa palë kundërshtare, për to nuk lejohet ankim nga palë që nuk janë në proces dhe efeketet e vendimit hyjnë në fuqi menjëherë.

Përfaqësuesi ligjor i Komisionit të Rithemelimit të PD-së, Ivi Kaso menjherë pas daljes së vendimit bëri një ekspoze se si e lexonte atë: "Nga momenti që kur është shpallur, ka hyrë në fuqi. Tani PD edhe juridikisht do të drejtohet nga Komisioni i Rithemelimit. Ka vetëm një PD, vetëm një simbol të miratuar në 11 dhjetor, vetëm një flamur dhe vulë që menjëherë pas datës 11 dhjetor i depozituam dhe gjykata i regjistroi. Gjykata njohu organin më të lartë, Komisionin e Rithemelimit. Vendimi është menjëherë i ekzekutueshëm. Ne në momentin që na pranohet kërkesa, nuk kemi nevojë të bëjmë ankime kot”.

Por, nga ana tjetër duket se Alibeaj, Bardhi e kompani, pra të gjithë ata që po mbajnë zyrat edhe pas largimit të Bashës, nuk do e njohin këtë vendim gjykate. Ata, ndryshe nga pala e foltores pretendojnë se vendimi merr formë të pretë vetëm pas apelit. I pyetur menjëherë pas vendimit të gjykatën nëse do ta lironin selinë, Alibeaj u përgjigj:“Vendimi është i vlefshëm dhe i zbatueshëm vetëm kur shqyrtohet në instancë finale që është Apeli. Ky vendim i sotëm bëhet i ekzekutueshëm nëse nuk ankimohet ose kur ankimohet dhe gjykata e Apelit e shqyrton" tha ai duke e quajtu vendimin nul pasi "ne kërkuam të bëjmë palë në proces, por nuk na bënë ndaj vendimi është nul".

Pra, duket qartë se në vend që ta zgjidhte krizën vendimi i gjykatës i ka barrikaduar palët në llogoret e mëparshme për të ruajtur secili PD që ka në kokën e vet.

©Lapsi.al

 

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI