Flash

Kriza e çmimeve/ Nga buka masive e deri te ajo e misrit, shënohet rritje me 13-20%

Lapsi.al 25 March 2022
Kriza e çmimeve/ Nga buka masive e deri te ajo e misrit, shënohet

Rriten çmimet nga 13 deri 20% për 12 lloje bukësh (të ndara sipas peshës dhe përbërjes) në dyqanet e pakicës në rrethe. Sipas njësive tregtare të produkteve ushqimoreve në rrethet Korçë dhe Pogradec (përveç produkteve ushqimore tregtojnë edhe bukën) prej 2 ditësh nga furra e bukës “Bleta” furnizimi me këtë produkte është me çmime të rritura. Nga shoqata e Bukës, Pastiçerive dhe Brumërave konfirmohet rritje e çmimeve edhe për disa furra të bukës në Gjirokastër, Vlorë dhe Sarandë. Kryetari i shoqatës të Bukës Gëzim Peshkopia shpjegoi se rritja nuk është masive në të gjithë tregun, por rrethet që kanë ndryshuar çmimet janë më të ekspozuar nga shtimi i kostos të transportit për shkak të largësisë.

Konkretisht çmimi i bukës masive të bardhe dhe të zezë për rrethet në juglindje të Shqipërisë është rritur 20% duke arritur në 120 lekë. Rritja të lartë ka pasur edhe çmimi i bukës që përdoret për tostë, duke arritur në 130 lekë nga 110 lekë (rritja 18%). Çmimi i bukës të misrit 500 gram është rritur 20% duke arritur në 60 lekë. Rritje ka pasur edhe për lloje të tjera të bukëve si franxholla me peshë 550 gram nga 60 lekë po shitet 70 lekë (rritja 17%), buka kulaç me peshë 500 gram dhe buka me qiqër është rritur 20%. Çmimi i bukës të theksrit dhe bukës me peshë 700 gram ka mbetur i pandryshuar. Çmimi i bukës që përdoret për hamburger me peshë 80 gram nga 10 lekë prej dy ditësh po shitet 12 lekë (rritje 20%).

Për periudhën 2021-2022 çmimi i bukës masive është rritur 3 herë radhazi me shtrenjtim total prej 71,4%. Shtrenjtimi i parë nisi në muajin shtator të vitit të kaluar ku buka masive nga 70 lekë u rrit në 80 lekë. Në mesin e muajit mars çmimi i bukës shënoi sërish rritje duke arritur në 100 lekë. Ndërsa çmimi në 120 lekë ka nisur të tregtohet në rrethet si Korça, Pogradeci, Gjirokastra apo Saranda për shkak të shtrenjtimit të kostove të transportit të miellit nga karburanti. Rritja e çmimit në 120 lekë pritet të reflektohet shumë shpejt në të gjithë tregun./Monitor

https://www.monitor.al/nga-buka-masive-per-hamburger-franzholla-deri-te-ajo-e-misrit-cmimet-jane-rritur-13-20/

 

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI