Flash

Ish-presidenti i Rusisë: Sanksionet nuk do të kenë ndikim në Moskë

Lapsi.al 25 March 2022
Ish-presidenti i Rusisë: Sanksionet nuk do të kenë ndikim në

Dmitry Medvedev, ish-president i Rusisë dhe tani zëvendësshef i Këshillit Shtetëror të Sigurisë, ka thënë se do të ishte “budallallëk” të besohet se sanksionet e Perëndimit kundër bizneseve ruse mund të kenë ndikim në Qeverinë në Moskë. Perëndimi ka vendosur një mori sanksionesh ndaj Rusisë, dhe disa sanksione shënjestrojnë oligarkë rusë, që besohet se janë të afërt me presidentin rus, Vladimir Putin.

“Le të pyesim veten: A mund të kenë këta biznesmenë, qoftë edhe ndikimin më të vogël në udhëheqësinë e shtetit?”, ka thënë Medvedev në një intervistë për agjencinë ruse të lajmeve, RIA.

Mirëpo analistët besojnë se ndëshkimi i oligarkëve mund të funksionojë, pasi ata mund t’i bëjnë presion Putinit për të ndryshuar strategjinë. Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Ai ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në shumë vende të botës. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës. Më 24 mars, autoritetet amerikane kanë vendosur sanksione ndaj më shumë se 400 politikanëve, oligarkëve dhe kompanive ruse. Departamenti amerikan i Thesarit ka thënë se ka zgjeruar listën e të sanksionuarve, duke përfshirë kompani ruse të mbrojtjes, 328 anëtarë të Dumës Shtetërore dhe shefin e institucionit më të madh bankar në Rusi, Sberbank./REL

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të premte

Vendi ynë do përfshihet nga kthjellime gjatë orëve të paradites. Por, sipas MeteoAlb, pasditja do të sjellë vranësira nëpër të gjithë vendin ku më të dukshm...

07:54

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI