Flash

Gjykata Kushtetuese jep vendimin për Operacionin Forca e Ligjit

Lapsi.al 25 March 2022
Gjykata Kushtetuese jep vendimin për Operacionin Forca e Ligjit

Gjykata Kushtetuese ka dhënë këtë të premte vendimin për një aksion të pretenduar si të paligjshëm të ndërmarrë nga Operacionin Forca e Ligjit. Një prej subjekteve të goditura nga operacioni, Edlir Hysenaj ka paditur aksionin në Kushtetuese. Hysenaj, pretendon se i është sekuestruar një automjet në kuadër të OFL, vetëm pasi vëllai i tij rezulton i skeduar për drogë në Gjermani. Gjykata vendosi sot të rrëzojë kërkesën e tij.

Kushtetuesja ka marrë në shqyrtim çështjen dhe ka vlerësuar se procesi gjyqësor sipas aktit normativ nr. 1/2020, nuk zhvillohet në fushën penale, pra nuk synon të vërtetojë një fakt penal, sepse rregullat e gjykimit në këtë rast janë ato të parashikuara në KPC, ndërsa pasojat e këtij gjykimi janë të natyrës civile, sepse lidhen me pasurinë. Për rrjedhojë, në rastin konkret nuk mund të zbatohet parimi 'ne bis in idem', pra çështje e gjykuar 2 herë.

 

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të premte

Vendi ynë do përfshihet nga kthjellime gjatë orëve të paradites. Por, sipas MeteoAlb, pasditja do të sjellë vranësira nëpër të gjithë vendin ku më të dukshm...

07:54

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI